E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu: Jo zgjedhje dhe shkurtime masive

SELANIK-Për rreth 3 orë kryeministri Papandreu iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilat ishin të përqëndruara tërësisht në masat e qeverisë greke, për daljen nga kriza. Edhe një herë ai i tha “jo” mundësisë për zgjedhje të parakohshme dhe u shpreh i vendosur për të marrë cdo vendim të nevojshëm që do të shpëtonte vendin.
"Populli grek nuk do zgjedhje, por ndryshim," tha kryeministri grek Papandreu kur u pyet nga gazetarët për çështjen e zgjedhjeve, duke shtuar se "njerëzit duan një qeveri që lufton dhe në këtë po bëjmë. Ne nuk largohemi nga beteja dhe nuk ia hedhim “pataten e nxehtë” dikujt tjetër, tha Papandreu.
"Jemi në mes të një stuhie ekonomike, por nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë" tha kryeministri në konferencën për shtyp, në kuadër të celjes së ekspozitës së 76 ndërkombëtare të Selanikut.
"Unë preferoj të marr koston politike dhe preferoj që të gjithë humbin diçka, sesa të humbasin të gjithë e gjithçka, tha ai duke theksuar se qeveria nuk do të lejojë Greqia të bëhet viktimë për problemet në Evropë.
"Programi është në rrugën e duhur. Me disa projekte që mund të jenë të vështira, do të krijojmë një tepricë konstante bazë," tha ai.

"Masat e marra për vitin 2011 dhe 2012 janë të mjaftueshme, vetëm nëse ne do t’i zbatojmë me rigorozitet”, tha ai kur u pyet nëse qeveria mund të garantojë popullin se këto ishin hapat e fundit. Ne siguruam një paketë të madhe të mbështetjes por duhet të jemi korrekt me zbatimin e marrëveshjeve", tha ai.

"Të dëbojmë Troikën nuk është zgjidhje," tha ai duke shtuar se secili duhet të marrë përgjegjësitë. "Ne jemi afër qëllimit dhe mund të arrijmë një marrëveshje. Nuk është faji i Trojkës, ndaj të mos kërkojmë armiq të tjerë," shtoi ai.
"Ka interes të madh nga Gjermania për të investuar në burimet alternative të energjisë ", u shpreh Kryeministri dhe theksoi se "kjo tregon potencialin e vendit tonë."
Papandreu siguroi gjithashtu se nuk bëhet fjalë për pushime massive nga puna apo përgjysmime pagash. Për të luftuar evazionin fizkal ai bëri të ditur se grekët që kanë depozita në Zvicër do të tatohen, dhe kërkoi që marrëveshja për sistemin e ri tatimor të zbatohet nga të gjithë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›