E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor 56 mije nxenes ne klasat e para

Ditën e hënë në të gjithë vendin nisën viti i ri shkollor për të gjithë për të gjitha ciklet parauniversitare. 56 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Ndërsa 570 mijë të tjerë do të ulen për të ndjekur vitet e mëtejshme.

Këtë vit janë vendosur për t’u ndjekur 35 javë mësim dhe cikli vjetor për shkollat 9 vjecare do të përfundojeë në datën 6 qershor 2012. Provimet e lirimit janë vendosur të zhvillohen në 7 dhe 22 qershor. Përsa i përket arsimit të mesëm, ky vit shkollor mbaron më 13 qershor të 2012. Ndërsa maturantët kanë 2 javë më pak mësim, pasi ata kanë 5 javë provimet e maturës dhe do të përfundojnë në fund të qershorit. Janë parashikuar dhe dy periudha pushimi, rreth 2 javë në fundvit dhe në fund të marsit.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›