Shkolla me probleme nuk hapet Siri Kodra dhe 4 kopshte

Inspektoriati shtetëror sanitar vendos të mos celen ditën e hënë disa institucionet arsimore, pasi nuk plotësojnë standartet. Shkolla 9-vjecare "Siri Kodra", cerdhia nr. 11 dhe 4 kopshte nuk zbatuan porosite për restaurimet e ambjenteve gjatë verës. Për këtë arsye ato nuk do të presin në 12 shtator të vegjlit. Ambjetet tejet te amortizuar, mungesa e ujit, lagështia mbi normat e lejuara, dëmtimi i mjeteve mësimore, janë problemet e kaherëshme të këtyre institucioneve.
"Nga ana e inspektoriatit sanitar shtetëror janë kryer të gjitha kontrollet në shkollat 9-vjecare të qytetit të Tiranës, gjithashtu janë kryer kontrolle në institucione parashkollore si kopështe dhe cerdhe. Ngelet në fuqi vendimi i moshapjes sëshkollës për mosplotësim të kushteve sanitare në shkollën 9-vjecare, 'Siri Kodra', cerdhja nr. 11, kopshtet nr.3, 29, 40 dhe 35", thotë Liljana Ramasaco, Drejtore e ASHR.
Ndërsa i kanë shpëtuar vendimit të mbylljes shkolla "Ahmet Gashi", pasi edhe pse me vonesë ka nisur punimet dhe disa nga kopshtet e periferisë së kryeqytetit. Në fund të sezonit të shkuar shkollor inspektorët sanitarë pas monitorimeve në shkolla, cerdhe dhe kopshte u lanë porosi drejtuesve të tyre në lidhje me zgjidhjen e problematikave, por jo të gjithë i zbatuan ato.
Julia Bardhushi