E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: Partitë, dialog në Parlament

Ambasadori i Bashkimit Europian ne Tirane Helmuth Lohan kerkon dialog mes forcave politike dhe nje parlament funksional. Duke folur ne nje konference per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian i iniciuar nga ambasada italiane ne kuadër te aktivitetit dy popuj nje det nje miqësi, ambasadori Lohan beri te njohur se ne komisionin evropian jane relativisht pozitive vlerësimet e para per pergjigjet e pyetësorit te dorëzuar nga Bruksel nga nga kryeministri Sali Berisha.

"Koleget e mia evropian po kalojne nete pa gjume duke lexuar pergjigjet e pyetësorit dhe jam duke marre reagimet e para te cilat jane relativisht pozitive. Nese do te hidhnim vështrimin prapa distanca e bere eshte mjaft e madhe, por po te veshtrojme para rruga qe duhet bere eshte e jashtëzakonshme. Fushat ku duhet bere përparim jane ato te sundimit te ligjit, te funksionimit te gjyqësorit, te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, me rendesi jane edhe kapacitetet per zbatimin legjislacionit qe ndodhet ne leter. Nje prej fushave ku do te donim përparim eshte fryma e dialogut politik konstruktiv qe eshte i nevojshem qe shqiperia te ece para drejt Bashkimit Europian. Ne duam te shohim frymen e dialogut konstruktiv ne nje parlament teresisht funksional", u shpreh ambasadori Lohan.

Ambasadori italian ne Tirane, Saba D'Elia theksoi mbështetjen qe Italia i ka dhene Shqiperise drejt rruges se saj evropiane. "Italia eshte partneri i pare i Shqiperise ne rrugen e afrimit te saj me Bashkimin Europian. Italia vendi i pare ne shkëmbimet tregtare, dhe investitore i pare. Objektivi kryesore i Shqiperise eshte integrimi, ne duam te bashkepunojme per ta ndihmuar ate drejt realizimit te këtij objektivi", tha Saba Delia, ambasadori italian ne Shqiperi.

Kryeministri Sali Berisha theksoi se integrimi evropian eshte nje nga angazhimet me serioze te vendit, nje proces sipas tij qe duhet te jete i bazuar mbi meriten

"Duke pranuar nje proces te bazuar ne meriten do te thote nje proces ne te cilin shqiptaret duhet te realizojne standardet e vlerave dhe arritjeve qe jane te perbashketa per vendet anetare. Keto standarde nuk jane eterike, jane konkrete dhe jane percaktuese. Solidariteti i kombit italian i gjitheanshem ne kete proces, ka qene jashtezakonisht i rendesishem", tha Berisha. Rreth rruges se bere nga vendi yne drejt familjes evropiane folen edhe zyrtare italiane dhe perfaqesues te tjere te pranishem ne kete aktivitet

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›