Mitrovicë, sulmohet qendra e banimit të ushtarëve daneze

Persona të panjohur në veri të Kosovës, të banuar me serbë, kanë sulmuar një qendër banimi të ushtarëve danezë që shërbjenë në kuadër të forcave të KFOR-it. Nga ky sulm ka pasur nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Sulmi ndaj shtëpisë ku aktualisht banon ekipi mbikëqyrës e ndërlidhës i trupave daneze, është dënuar fuqishëm nga drejtuesit më të lartë të KFOR-it në Kosovë.
“Pasditen e 18 majit 2010, një incident ndodhi në Zubin Potok (në Mitrovicën veriore) ku persona të panjohur lanë një letër të shoqëruar nga një e shtënë e izoluar në zyrat që përdoren nga Njësitet Monitoruese Ndërlidhëse të KFOR-it. Kjo letër i është drejtuar kontingjentit danez të KFOR-it për shkak të gjoja mbështetjes dhe përkrahjes së dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe institucioneve në dëm të pjesës serbe të popullatës lokale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KFOR-it.
“KFOR-i thekson fuqishëm statusin e paanshëm dhe neutral, gjithmonë duke përmbushur mandatin e tij të dalë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. KFOR-i nuk mbanë anë në çfarëdo argumenti politik, apo zënke private. Ne i mbështesim dhe bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. Rezoluta 1244 e KS i ka dhënë mandat KFOR-it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe liri lëvizjeje në mënyrë të paanshme. Ne jemi të vendosur ta përmbushim këtë detyrë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe nuk do të tolerojmë asnjë veprim të dhunshëm, apo kërcënues që do ta komprometonte paanshmërinë tonë. Të gjitha veprimet tona janë dhe do të vazhdojnë të jenë transparente, si dhe do të mbetemi të hapur për dialog me të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e KFOR-it.
Bul Salihu