E Diel, 1 Nëntor 2026

"Greva për pronat" Rama: Dilni nga ‘ngujimi’, me 23 qershor do ju garantoj strehim afatgjatë

TIRANE- Vijon greva e urisë e 14 familjeve, të cilat u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet. Në grevë aktualisht janë 10 banorë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në ditën e 8 të grevës së urisë rëndohet situata e grevistëve, tek ‘Petro Nini’. Gjendja paraqitet e rënduar ndërkohë që ‘të ngujuarit’ refuzojnë ndihmën mjekësore

Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Madje, situata është bërë edhe më problematikë në momentin që godinës i kanë dalë pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve pak ditë më parë, në nisje të konfliktit. 

Pronari i ndërtesës ndërhyri sot me mjete të forta dhe shemb mure të godinës. I shoqëruar nga forca policie, pronari i ndërtesës kërkon shembjen e godinës, por banorët shprehen se ky veprim është pa autorizim. 

“Pronari nuk ka asnjë autorizim të ndërhyjë në objekt dhe ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund grevës së urisë”, tha Ardian Pojani për News24. 

RAMA: DILNI NGA ‘NGUJIMI’, ME 23 QERSHOR DO JU GARANTOJ STREHIM AFATGJATË
Ora 18:25 Kreu i Partisë Socialiste gjatë takimit me banorët e njësisë Numër 5. në kryeqytet, teksa dëgjoi shqetësimin e një familjare të grevistëve të ‘ngujuar’ në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet i bëri apel që të ndërpresin grevën. Sipas Ramës, problemi lidhet me dy anë, e drejta e ish-pronarëve për të rimarrë pronën e tyre dhe e drejta e familjarëve që nuk kanë vend ku të strehohen. Rama tha se ‘nuk vendoset një e drejtë duke bërë një padrejtësi’ .

“Këtu mesa kuptoj unak ka dy anë. Njëra është ana që lidhet me aktin famëkeq normativ të nxjerrjes nga shtëpia të familjes së ish- pronarëve, që për hir së vërtetës e drejta kërkon ti marrin shtëpitë e tyre. Por, nuk vendoset një e drejtë duke bërë një padrejtësi. Vendosja e të drejtës për të strehuar pronarët në shtëpinë që u kanë marrë dikur është e vonuar. Por në emër të kësaj të drejte është bërë padrejtësi e madhe dhe nga gjithçka nga kjo padrejtësi janë familjet që nuk kanë të ardhura për të përballuar jetesën”, tha Rama. 

Kreu i PS-së, akuzoi Policinë Bashkiake për dhunën ndaj qytetarëve. Rama i bëri apel qytetarëve se pa larguar qeverinë nuk ka zgjidhje. Rama i kërkoi banorëve të mos shpenzojnë energji, duke i premtuar se më 23 qershor PS do i japë zgjidhje afatgjatë problemit të tyre.

“Ana tjetër e medaljes është bashkia me bandën që mban uniformat e plicisë bashkiake, por në fakt godet në mënyrë abuzive sëbashku dhe nën urdhrat e të famshmit drejtor që për shkak se mori pjesë në manipulim e zgjedhjeve të 8 majit u ngjit në një detyrë dhe detyra e tij është të dhunojë qytetarët e Tiranës, duku u nisur me ato gra që u dhunuan në bashki. Që të thuash që të bëjmë dicka sot është realisht një shpresë e kotë. Askush nuk duhet të shpresojë të bëjë gjithcka pa shporrur këto forca që sillen nëpër territor si forca pushtuesish dhe i vënë flakën fshatit, pa larguar këtë qeveri dhe ‘pushtetin familjar’ që ka kapur fijet e interesave të vendit dhe i ka kthyer në nyje të interesit ë vet. Ju jap një këshillë miqësore është të përpiqemi të gjemë një rrjet solidariteti dhe t’ju japim mundësi për t;ju strehuar deri më 23 qershori dhe të marrim angazhimin që me një projek4t dhe program të posacëm t’ju garantojmë strehim afatgjatë. Ndalojeni këtë grevë urie se është shpenzim i madh energjie dhe është përpjekje për tu parë dhe dëgjuar nga qorrat dhe shurdhët që sot sundojne mbi Shqiperi”, bëri apel Rama.

AVOKATI I BANORËVE: VEPRIMET E PALIGJSHME
17:25 Avokati i banorëve, Agron Gjedia në një deklaratë për mediat, i cilësoi veprimet e pronarit për nisjen e shembjes së godinës si të paligjshme.

Avokati Gjedia theksoi se janë njoftuar të gjitha strukturat përkatëse dhe asnjë nuk ka ardhur, ndërkohë kërkoi që të ndalet cdo veprim, pasi më parë duhen bërë verifikimet e duhura.

GREVISTËT REFUZOJNË NDIHMËN MJEKËSORE
Ora 16:35 Në ditën e 8 të grevës së urisë rëndohet situata e grevistëve, tek ‘Petro Nini’. Gjendja paraqitet e rënduar ndërkohë që ‘të ngujuarit’ refuzojnë ndihmën mjekësore 

Ndërkohë, raportohet për tension, pasi pronari i ndërtesës tentoi të shembë muret e ndërtesës me forcë. Policia ka bllokuar rrugët që kufizojnë godinën dhe nuk lejon asnjë person të hyjë. 

Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Madje, situata është bërë edhe më problematikë në momentin që godinës i kanë dalë pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve pak ditë më parë, në nisje të konfliktit.

PRONARI NIS SHEMBJEN E MUREVE TË GODINËS,  BANORËT: VEPRIMI PA AUTORIZIM, NUK LEMË GREVËN
Ora 15:00-Acarohet situata mbi pronesinë e ndërtesës tek Tirana e Re, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”. Pronari i ndërtesës ndërhyn me mjete të forta dhe shemb mure të godinës. I shoqëruar nga forca policie, pronari i ndërtesës kërkon shembjen e godinës, por banorët shprehen se ky veprim është pa autorizim.
“Pronari nuk ka asnjë autorizim të ndërhyjë në objekt dhe ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund grevës së urisë”, tha Ardian Pojani për News24.

GREVA PËR PRONAT NË DITËN E TETË, DY GREVISTË NË GJENDJE TË RËNDË
Mësohet se në gjendje të rëndë janë grevistët Ramazan Lile dhe Amela Alija, të cilët pritet të dërgohen në spital për trajtim mjekësor.

Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime.

Familjet janë vizituar pak ditë më parë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili u ka ofruar ndihmë për strehim. Kryebashkiaku i siguroi qytetarët se bashkia do tu mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira, derisa të ketë mundësi t'i sistemojë me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.

(er.nu/d.b/ e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›