E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva për pronën, banorët:Po kalojmë gjendje depresive

Të tjera rreth shkrimit Dje, në grevë hyri edhe një invalid TIRANE - Në ditën e gjashtë të grevës së urisë 13 banorët në rrugën “Margarita Tutulani” rrezikojnë shëndetin, por gjithashtu gjendja depresive e tyre paraqitet e rënduar.

Këtë rrëfejnë sot banorët të cilët kanë lëshuar thirrje dëshpëruese për ndihmë. “A ka shtet këtu, që ka përgjegjësi për jetën tonë?”

Banorët të cilët prej 25 prillit janë vendosur para godinës së pallatit nga i cili u nxorrën me forcë vazhdojnë të vendosur betejën e vështirë me jetën për zgjidhjen e problemit të tyre.

Ata para kamerës së A1REPORT! kanë kërkuar, që një ambulancë të qëndrojë pranë tyre 24 orë pasi shëndeti i tyre e siodomos i grave sa vjen e rëndohet. “Duhet ta kuptojnë që është e vështirë, njerëzit jetonë me ujë sheqer, çaj, po kalojmë një fazë depresive tepër të rëndë.”

Dje grevës së urisë iu bashkua edhe një tjetër banorë, i cili invalid me një këmbë po lufton për banesën e tij pranë ambasadës greke, pasi kërcënohet të nxirret.

Banorët theksojnë se duan t’u jepet kohë për ta rikthyer çështjen në Gjykatë pasi pronari, që paraqitet është falsifikator, ose Bashkia t’u japë një tjetër vendstrehim.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›