Nikoliç-Daçiç me plisa shqiptarë, Kryeministri serb: Nuk e kemi shitur Kosovën
BEOGRAD- Ndërsa Kuvendi i Serbisë e ka filluar debatin lidhur me marrëveshjen ndërmjet Serbisë e Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve, që është ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, disa qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër marrëveshjes.
Siç raporton rel, ata kanë brohoritur “Tradhti” dhe “Ustashë”.
Ndërkohë, i pyetur nga mediat serbe kryeministri serb ka thënë se qeveria e tij “nuk e ka shitur Kosovën” dhe se “ajo është pjesë përbërëse e Serbisë”.
“Ne nuk e shesim Kosovën. Ajo është pjesë përbërëse e Serbisë, por duhet mbijetuar. Edhe në kohën e shumë pjesëtarëve të familjes Karagjorgjeviç, Kosova nuk ka qenë në Serbi, por e kemi kthyer”, ka thënë Daçiç.
(e.m/BalkanWeb)