Duartrokitet basketbollisti që u deklarua homoseksual
SHBA- Një basketbollist profesional në Shtetet e Bashkuara ka pranuar publikisht se është homoseksual, duke u bërë sportisti i parë aktiv që bën një gjë të tillë.
Jason Collins ka thënë se ka “duruar vite të mjerimit, duke jetuar në gënjeshtër”, Shtëpia e Bardhë ka përgëzuar vendimin e tij, duke e quajtur kurajoz.
Zëdhënësi Jay Carney ka shfaqur shpresën se kolegët e klubit NBA do t’i ofrojnë mbështetje 34-vjeçarit. Presidenti Barack Obama ka bërë publike mbështetjen e tij për martesat homoseksuale gjatë fushatës për rizgjedhje, vitin e kaluar.
Zonja e Parë, Michelle Obama, ka duartrokitur Collinsin në Twitter.
(e.m/rel/BalkanWeb)