Zbehen shpresat për gjetjen e 8 marinarëve të zhdukur në det
Vazhdojnë me shumë pak shpresa në ditën e dytë, kërkimet për gjetjen e 8 marinarëve të zhdukur, pas përplasjes së dy anijeve të mallrave, dje në mëngjes në zonën detare të ishullit të Sapienza.
Në kërkime merr pjesë një varkë e Rojes Bregdetare, tre anije dhe një avion.
Anija “Piri Reis”, me flamur të ishujve Cook me 17 shtetas sirianë në bord, u godit për arsye ende të panjohura nga anija “Consouth” me flamur të Antigua Barbuda, e cila kishte në ekuipazh pesë rusë, 10 polakë dhe një tajlandez. 7 pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të anijes “Piri Reis” u shpëtuan dje nga ana e ekuipazhit të anijes “Consouth”.
Sipas autoriteteve 10 marinarët që nuk mundën të shpëtonin, mund të kenë mbetur të bllokuar në kabinat e tyre të fjetjes, pasi ishte mëngjes kur anija e tyre u fundos me shpejtësi.
Zyrtarët e Marinës Tregtare, thanë se drejtuesit e dy anijeve kanë shkelur Konventën dhe Rregullat Ndërkombëtare për Parandalimin e Përplasjeve në det. Lidhje te tjera Përplasen anijet, njëra fundoset. Gjenden 2 marinarë të mbytur