E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva për pronën, një person i bashkohet të ‘ngujuarve’

TIRANË- Vijon greva e urisë e 14 familjeve, të cilat u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet. Në ditën e 5-të, gjendja paraqitet e rënduar ndërkhë që revistave i ëhstë bashkuar edhe një person i cili ka të njëjtën problematikë.

Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime. Madje, situata është bërë edhe më problematikë në momentin që godinës i kanë dalë dje pronare të reja, dy vajzat e Jakup Shalsit të sapokthyera nga Italia, të cilat pretendojnë pronësinë mbi godinën krahas një tjetër pretendenti, që u shfaq para banorëve pak ditë më parë, në nisje të konfliktit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›