E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, semuret Arjan Selimi

Greva e nisur perkeqeson shendetin e Arjan Selimit, te denuarit me 16 vite burg gjate procesit "Kompas" per trafik nderkombetar te droges. Ulje e tensionit dhe gjendje te fikti kane shoqeruar 35 vjecarin, i cili prej javes se kaluar i eshte drejtuar Keshillit te Larte te Drejtesise dhe ministrise per rishikimin e ceshtjes per te cilen u denua. Megjithese autoritetet e Burgut 313 i kane sugjeruar transferimin e tij drejt Spitalit te Burgut per shkak te shendetit te perkeqesuar, Selimi ka refuzuar duke u shprehur se nuk do te dilte nga qelia deri ne zgjidhjen e kerkesave. Sot behet dita e 12 e ngujimit, nderkohe qe dje nena e te denuarit, i ka derguar edhe nje leter Kryeministrit Sali Berisha, te cilit i kerkon ndihme per zgjidhjen e ketij problemi.

Burime nga Burgu 313 bene te ditur lajmin se ndersa qendronte ne greve per vendimin e dhene nga ana e Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda, Arjan Selimi (Armando Andoni), ka pesuar nje ulje te tensionit. Kjo situate eshte shoqeruar edhe me nje gjendje te fikti, e perseritur gjate tre diteve te fundit. Menjehere jane vene ne dijeni gardianet, te cilet e kane derguar ne ambulancen e burgut, ku edhe ka marre mjekimin. Selimi kerkon rishikimin e dosjes, pasi denimi sipas tij eshte i padrejte dhe nuk jane marre parasysh te drejtat e tij. "Nuk dal nga greva pa marre nje pergjigje", ka thene 35-vjecari. Nderkohe qe burime nga burgu kane shpjeguar se aktualisht gjendja e tij eshte delikate dhe mund te perkeqesohet me shume nese ky i fundit vazhdon te qendroje ne greve.

Arjan Selimi ne te kundert me udhezimet e mjekeve te burgut do te qendroje ne greve deri sa te merret ne shqyrtim dosja e tij. Atij i eshte rekomanduar shtrimi ne Spitalin e Burgut, por e ka refuzuar. Sipas Selimit, vendimi i Gjykates se Krimeve te Renda, i shpallur me date 11 janar te ketij viti, nuk ka qene i drejte. Sipas te denuarit gjykata jo vetem qe nuk i ka lejuar ketij te fundit te gjykohej me gjykim te shkurtuar, por nuk ka patur as prova per fajesine. Proven e prokurorise per pergjimet e rregjistruara ne CD, Selimi e ka hedhur poshte duke thene se asnjehere nuk u verifikua se zeri ishte i tij, edhe pse u kryen ekspertiza. I njohur ndryshe si Armando Andoni, ai eshte cilesuar nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda si kreu i grupit "Kompas", per trafik te lendeve narkotike. Togat e zeza te kesaj gjykate te kryesuara nga gjyqtarja Nertila Kosova e kane denuar Selimin me 16 vjet heqje lirie, e njejta mase denimi e kerkuar edhe nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda. Bashke me te u denuan edhe shtate anetaret e tjere te grupit.

Letra e Luciana Andonit, nenes se Armandos (Arjan Selimit

Me quajne Luciana Andoni dhe jam nena e Armando Andonit. Arsyeja qe po e shkruaj kete leter eshte per konditat tragjike dhe te pa ligjshme qe djali im ndodhet ne keto dite. Desha te dija pse djali im vazhdon te jete ne paraburgim, ne kundershtim direkt te Kodit Penal Shqiptar. Pa fakte, pa prova, pa deshmitare dhe pa evidence kunder cdo te drejte njerezore dhe morale, ne konditat qe po behen cdo dite dhe me te tmerrshme. Cilat jane ato forca te erreta politike qe e mbajne ate te burgosur ne nje vend demokratik? Me daten 22 qershor 2004, djali eshte marre tek shtepia nga policia me justifikim dhe pretekst se do te pyetet per te sqaruar disa rrethana per nje ceshtje. Ai eshte arrestuar me akuza qe nuk i imagjinonte. Dhe pse e vertetua nga ana e prokurorise qe zeri nuk eshte i tij, u publikua denimi me 16 vjet burg, dhe per me teper nuk ju njoh e drejta e Gjykimit te shkurter. Ky vendim i padrejte e dermoj ate moralisht dhe fizikisht. Te gjithe ne qe ndjekim ngjarjet ne Shqiperi, familja, shoqeria dhe komuniteti shqiptar jemi te befasuar nga nje vendim i tille, vecanerisht nga nje atdhe qe besojme se eshte demokrat i lire dhe jo komunist.

...Pasi u denua me nje vendim te pa imagjinuar ai ndjeu qe jeta e tij ju vodh pa asnje prove dhe ne kundershtim me te drejtat minimale njerezore. Ai duke e ditur qe eshte i pafajshem dhe i eshte dhene nje denim qe nuk e meriton duke mos ditur se si te fitoje te drejten kaloj ne greve urie. Kane kaluar me shume se 13 dite qe jeta e tij eshte ne rrezik. Djali im po denohet pa drejtesisht per nje krim qe nuk e ka bere. Prokuroria dhe rrymat e erreta pro komuniste pasi e diskriminuan, abuzuan, dhe imoralizuan e denuan me 16 vjet heqje lirie. Ai kaloj ne greve urie, sepse kjo eshte e vetmja rruge e mundshme per t'i treguar botes qe eshte i pafajshem. Ai eshte akoma djale i ri, me energji, me besim dhe dashuri per jeten. Ai ju takon juve. I takon Shqiperise. Mos i dermoni endrrat e rinise Shqiptare. Une e kuptoj gjendjen dhe shqetesimin e tij. Situata eshte kritike dhe emergjente.

Me respekt mbetem ne pritje te pergjigjes dhe ndihmes tuaj.

Luciana Andoni

Grand Rapids, Michigan, USA.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›