E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje te pergjakshme me 10 viktima

SHKUP - Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne Maqedoni jane percjelle me disa incidente, te cilat lane te vrare nje person dhe te pakten nente te tjere te plagosur. Bashkimi Demokratik per Integrim tha se i vrari ishte mbeshtetes i kesaj partie. Incidentet kane ndodhur ne Shkup, Tetove e Gostivar. Dita zgjedhore dje, u shoqerua dhe me shperthime eksplozivi, mbushje te kutive me flete votimi dhe nderprerje te procesit votues. Incidente kishte dhe ne rrethinen e Tetoves, por me intensitet shume me te vogel sesa ne Shkup. Ne Kamenjane te Tetoves per shkak te incidentit ne vendet e zgjedhjeve jane arrestuar dy persona, mes te cileve edhe ish-zevendesi i Byrose per siguri publike Besir Dehari. Ministrja e Puneve te Brendshme ne qeverine e deritanishme, Gordana Jankullovska, tha se institucioni qe ajo drejton ka reaguar "shume ashper" ndaj te gjitha incidenteve. "Mund te perseris edhe nje here se nuk ka tolerance per askend. Zgjedhjet duhet te jene pasqyre e vullnetit te lire te qytetareve dhe askush nuk duhet te guxoje qe me force dhe cfaredo menyre tjeter te dhunshme, te kerkoje t'i imponohet vullnetit te qytetareve", theksoi Jankullovska.

Duke raportuar situaten, policia tha se ne Haracine te Shkupit, nga plaget e marra nga armet e zjarrit, ka vdekur nje shqiptar, Naser Ajvazi, 40 vjec, kurse disa te tjere jane plagosur ne perleshjet me policine. Incidente te renda kane ndodhur edhe ne Cair, ku gjithashtu ka pasur te plagosur. Shtabi elektoral i BDI tha se Ajvazi ishte aktivist i BDI-se, Naser Ajvazi, duke shtuar se eshte plagosur dhe kryetari i deges se BDI-se ne Cair, Beqir Hasani. Mexhiti akuzoi se ne incidente jane futur edhe pjesetare te njesitit policor "Alfa" se bashku me grupe kriminale.

Te gjitha keto incidente jane konfirmuar edhe nga Ministria e Puneve te Brendshme: "Dy incidentet me te medha kane ndodhur ne rajonin e Shkupit, njeri prej te cileve ne Haracine, ku policia ka shkuar pas fteses se organeve policore ne kete fshat, per te ndaluar gjashte persona, te cilet kishin shkuar ne nje fshat per te protestuar, per shkak se nje personi te grupit nuk iu lejua te votoje per tere familjen".

"Ky grup me pas i ka zene priten policise dhe ne perleshjet me policine, njeri prej tyre edhe ka vdekur nga plaget e marra, ndersa policia ka arrestuar 9 persona. Sa i perket rastit te Cairit, behet fjale per sulm te nje grupi te armatosur ndaj policise, ku gjithashtu pati te plagosur edhe kalimtare te rastit apo persona qe prisnin per te votuar", tha zedhenesi i policise, Ivo Kotevski. Incidenti ne Haracine beri qe Komisioni Shteteror Zgjedhor te merrte vendim per anulimin e votimit ne kete zone. Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve njoftoi se per shkak te incidenteve votimet u nderprene dhe ne disa vendvotime tjera ne Shkup, Tetove e Gostivar.

Bashkimi Demokratik per Integrim per te gjitha incidentet ka akuzuar policine dhe forcat e nderhyrjes se shpejte. Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti, tha se ne shenjester te policise ka qene edhe selia e kesaj partie ne Shkup. "Gjendja ne Shkup eshte shume alarmante, sikurse edhe ne qytetin e Tetoves, ne Komunen e Bogovines. Te shoqeruar edhe nga njesiti policor, Alfat - grupe kriminale -, po terrorizojne popullaten. Ne Shkup eshte sulmuar selia e Bashkimit Demokratik per Integrim, me c'rast ka edhe te plagosur. Ne Komunen e Haracines gjithashtu ka te plagosur dhe gjendja vertete eshte alarmante". "Po perpiqemi te menaxhojme situaten, mirepo po perballemi me struktura paralele qe ushtrojne dhune edhe nga Ministria e Puneve te Brendshme. Situata eshte aq e ngarkuar, saqe eshte e veshtire te pershkruhen te gjitha veprimet vandale qe po ndodhin ne disa vendvotime", tha lideri i BDI-se, Ali Ahmeti, duke bere per gjithcka fajtor PDSH-ne dhe policine.

Nga ana tjeter, perfaqesuesi i PDSH-se, Ernad Fejzullahu, hodhi poshte pretendimet e BDI-se. "BDI-ja e realizoi ate qe e paralajmeroi per incidente brenda shqiptareve. Ne kemi regjistruar disa incidente ne Shkup, ku bandat e Ali Ahmetit sulmuan policine dhe aktivistet e PDSH-se me arme te renda. Kjo eshte nje nervoze shume e madhe qe i shkakton dem jo vetem demokracise, por edhe imazhit te shqiptareve. Ne po bejme perpjekje maksimale per qetesimin e situates, por e gjithe kjo mendoj se behet per shkak te epersise se madhe te PDSH-se dhe kjo shkakton nervozizem te z.Ahmeti", tha Ernad Fejzullahu.

Nderkohe, per incidentet qe kane ndodhur ne Komunen e Cairit flasin edhe disa banore shqiptare, te cilet ishin deshmitare te incidenteve. "Krisen pistoletat dhe pushket automatike. Ne ishim brenda dhe kur dolem pame policet. Na thoshin 'mbyllni deren'. Ja duket edhe plumbi ne mur, kjo eshte mizerie", thote nje banor shqiptar, ndersa nje tjeter thekson: "E mora shoqen per te dale per te votuar, por rruges me thane mos dilni se policia po vret njerez edhe gruan e ktheva. Une dua te votoj, por me polici nuk votohet, jam shume i brengosur", tha banori shqiptar i Cairit.

Zgjedhjet u vezhguan nga mbi 6 mije vezhgues te vendit dhe te huaj. Perfaqesuesit nderkombetare ne vazhdimesi kane apeluar per zgjedhje te lira dhe demokratike, duke thene se mbarevajtja e tyre eshte kushti kryesor per integrimin e vendit ne NATO dhe BE.

REAGIMET POLITIKE

Cervenkovski: U perdoren dhe arme

Rreth incidenteve eshte prononcuar dje presidenti i Republikes se Maqedonise, Branko Cervenkovski. "Per fat te keq, qe nga mengjesi kemi informacione per incidente serioze, ne te cilat ka pasur dhune dhe perdorim te armeve, shume vendvotime te mbyllura. Me vjen keq per gjithe kete dhe mbetem me shprese qe e tere kjo do te perfundoje dhe ta mbyllim diten ashtu sic duhet", tha presidenti Cervenkovski, duke shtuar se me rendesi te madhe eshte qe zgjedhjet te zhvillohen ne atmosfere demokratike.

Gruevski: Te perseriten zgjedhjet

Pas tensioneve qe perfshine Maqedonine ne kete dite zgjedhjesh parlamentare, ka reaguar kryeministri i Maqedonise dhe kreu i partise favorite per te marre numrin me te madh te votave, VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. "Shpreh keqardhjen qe ne disa pjese te Maqedonise, vecanerisht ne Veri-Perendim, jane shenuar disa incidente. Partia ime kembengul, qe ne ato pjese ku jane shenuar incidente, te anulohen zgjedhjet dhe te perseriten", deklaroi Gruevski.

PDSH: Shteti, i forte dhe pas incidenteve

Menduh Thaci, kryetar i Partise Demokratike Shqiptare (PDSH), deklaroi se pavaresisht nga incidentet e paradite, qeveria e Maqedonise dhe Ministria e Puneve te Brendshme vertetuan se i kane mundesite per ta mbajtur procesin ne kontroll dhe per te garantuar paqen dhe sigurine. "Tashme eshte e qarte qe aktiviste te Bashkimit Demokratik per Integrim (BDI), kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te policise dhe ky ishte incidenti me i rende", tha Menduh Thaci.

BDI: Pseudopolicet ushtruan terror

Bashkimi Demokratik per Integrim deklaroi pas mbylljes se procesit te votimeve se nuk njeh rezultatet zgjedhore dhe kerkon perseritjen e votimeve ne Tetove, Bogovine, Zheline, Bervenice, Jegunovce, Tearce dhe Saraj. Shefi i shtabit zgjedhor te BDI-se, Izet Mexhiti, tha se"gjate dites bandat e PDSH-se te udhehequra nga struktura paralele policore kane ushtruar terror dhe kane shkelur procesin zgjedhor, i jane kercenuar komisioneve zgjedhore, perfaqesuesve te BDI-se dhe kane mbushur kutite".

Topi: Distancohuni me vepra, jo me fjale

Presidenti i Republikes Bamir Topi, ishte dje duke ndjekur me vemendje te vecante zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ne Maqedoni. Ai tha se ishte "i detyruar te shprehe shqetesimin e tij per situaten ne terren": Topi u ka bere thirrje te gjitha subjekteve politike te Maqedonise qe te distancohen, jo vetem me fjale dhe me deklarata, nga incidentet dhe dhuna zgjedhore dhe ka shtuar: "Shqiperia distancohet prere dhe ne menyre te vendosur ndaj te gjithe atyre qe mendojne se nepermjet dhunes do te mund te legjitimojne pushtetin e tyre".

Sejdiu: Lerini hapesire arsyes

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, u ka bere thirrje partive politike ne Maqedoni dhe votuesve shqiptare e maqedonas qe t'i lene hapesire arsyes dhe te angazhohen ne ndetimin e nje demokracie te mirefillte ne vend. "Ndertimi i institucioneve ne Maqedoni duhet te behet mbi bazen e votes se lire te qytetareve" tha Sejdiu, duke shtuar nje apel te posacem" "Partite politike shqiptare te kene kujdes te vecante dhe te sillen me nje maturi te larte", - theksoi Sejdiu.

Brukseli: Jemi te alarmuar nga dhuna

Komisioni Evropian shprehu shqetesimin per aktet e dhunes gjate zgjedhjeve legjislative ne Maqedoni, nderkohe qe Brukseli duhet te vendose ne muajt e ardhshem te nise apo jo negociatat me Shkupin per anetaresimin ne BE. ''Komisioni Evropian eshte shume i shqetesuar nga dhuna e ushtruar gjate zgjedhjeve legjislative ne vend'', beri te ditur nje zedhenese e KE-se ne nje komunikate per shtyp. Zhvillimi i ketyre zgjedhjeve eshte konsideruar si nje test i maturise politike te vendit, qe eshte kandidat per anetaresim ne BE qe nga viti 2005.

SHBA: Deshperim per incidentet e shumta gjate votimit

Ambasadorja amerikane ne Maqedoni, Xhilian Milovanovic, shprehu deshperim per incidentet qe ndodhen sot gjate procesit te zgjedhjeve parlamentare. Ne nje deklarate qe dha pas vizites ne disa qendra votimi ne Gostivar, ajo shprehu keqardhje per shkak incidenteve ku pati te plagosur dhe madje te vrare. Milovanovic inkurajoi policine qe t'i kryeje detyrimet e saj per te siguruar kushte per votim. "E inkurajojme policine dhe besoj se ka police te cilet deshirojne ta kryejne ne menyre te rregullt punen e tyre dhe te mundesojne kushte per votim.

Incidentet me te renda

Incidenti me i rende ka ndodhur ne Komunen e Cairit te Shkupit, ne ndertesen e shkolles fillore "Dame Gruev", ku eshte nderprere teresisht procesi zgjedhor. Sipas deshmitareve, jashte nderteses u plagosen te pakten tre persona, ndersa atmosfera ishte tejet e tensionuar. Prane vendit ku ndodhi incidenti, ne njeren nga qendrat e votimit po vezhgonte nga afer zgjedhjet edhe ambasadori i Britanise se Madhe ne Shkup, Endrju Ki i cili nuk pranoi te prononcohet per mediat.

Incident i armatosur ka ndodhur edhe ne komunen e Haracines se Shkupit, ku u bllokuan te gjitha hyrjet qe cojne ne drejtim te kesaj komune. Aty u plagosen dy vete, ku njeri prej te cileve ne moshe fare te re 25-30 vjec, nderroi jete. Per nje te plagosur ne Haracine njoftoi edhe MPB, ndersa banore te Haracines njoftuan per dy te plagosur.

Persona te panjohur kane aktivizuar heret ne mengjes nje bombe dore para nje kafe-embeltoreje ne fshatin Toplice, ne komunen e Vrapcishtes. Ne kete incident nuk pati te plagosur. Sipas pronarit Rahim Kasami, rreth ores 03:00 para vitrines se kafe-embeltores "Arka-krok", e cila eshte vendosur ne xhamine e fshatit, ka ndodhur shperthimi. Gjate kohes se shperthimit ne lokal nuk ka pasur njerez, por eshte demtuar vitrina, nje pjese e makinave dhe e fasades. Ai tha se nuk i dinte motivet dhe autoret e sulmit.

Incidente kishte dhe ne rrethinen e Tetoves, por me intensitet shume me te vogel sesa ne Shkup. Ne Kamenjane te Tetoves per shkak te incidentit ne vendet e zgjedhjeve jane arrestuar dy persona, mes te cileve edhe ish-zevendesi i Byrose per siguri publike Besir Dehari.

Shifrat

1.779.116 votues

1.540 kandidate

18 subjekte politike

120 vende ne parlament.

6275 vezhgues ne total

464 vezhgues te huaj

5811 vezhgues vendore

07.00 u hapen votimet

19.00 u mbyllen votimet

1 i vdekur

9 te plagosur

11 vete u arrestuan

Arrestohet perkrahesi i PDSH-se Agim Krasniqi

Incidentet ne zgjedhjet e djeshme ne Maqedoni u pasuan nga nje sere arrestimesh. Mes tyre eshte arrestuar Agim Krasniqi dhe nje grup prej 10 personash. Agim Krasniqi nga fshati Kondove i Shkupit, se bashku me nje grup prej nente anetaresh jane ne komisariatin e policise ne te cilen jane marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjet. Ish-komandanti i Ushtrise Clirimtare Kombetare (UCK) Agim Krasniqi konsiderohet person i afert me PDSH-ne.

Vezhguesit terhiqen nga vendvotimet

Vezhguesit e asociacionit qytetar "MOST" jane terhequr ne oret e mesdites nga qendrat e votimit per shkak te nje varg parregullsish, dhunes apo votimit familjar. Drejtori ekzekutiv i "MOST" Darko Aleksiev, tha se "vezhguesit e MOST-it jane terhequr nga vendvotimet per shkak te nderprerjes dyoreshe ne 15 vendvotime ne Komunen e Cairit, si dhe ne dy vendvotime ne Tetove, ku eshte regjistruar votim i shumefishte i nje personi". Aleksiev ka theksuar se komisioni komunal zgjedhor per shkak te mbushjes se kutive ka mbyllur dy vendvotime ne Kamenjan, Komuna e Bogovines, si dhe tri vendvotime ne Komunen e Sarajit. "Votim familjar eshte regjistruar edhe ne nje vendvotim ne Komunen e Kercoves", ka perfunduar deklarata e drejtorit ekzekutiv te "MOST".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›