Bllokohen doktoraturat, 500 profesorë pa titull
Afro 500 vetë që po ndiqnin
studimet e doktoraturës në
vendin tonë nuk do ta marrin
këtë titull. Shkak është bërë një
udhëzim i Ministrisë se Arsimit, i cili
bllokon mbrojtjen e disertacioneve.
Pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë
i kanë dërguar edhe peticion Kryeministrit
Sali Berisha, ku kërkojnë anulimin
e këtij vendimi, që sipas tyre,
ka qëllim bllokues.
Vendimi i MASH urdhëron universitetet
që të mos pranojnë asnjë
disertacion të atyre doktorantëve që
e dorëzojnë pas daljes së udhëzimit.
Ky i fundit daton në mes të muajit
prill. Sipas rektorit të Universitetit të
Tiranës, Dhori Kule, nisur nga ky
udhëzim, ne jemi detyruar të mos
pranojnë asnjë punim të atyre që
mbrojnë doktoraturën aktualisht.
"Nuk janë pak, por afro 500 vetë,
pjesa më e madhe e tyre të angazhuar
si pedagogë, apo në pritje
për t‘u punësuar në universitete",
tha Kule. Ai shtoi se "kryesisht ata
që janë në pritje për t‘i punësuar si
pedagogë janë mjaft të shqetësuar
për këtë vendim të Ministrisë së Arsimit
dhe kërkojnë anulimin e tij".
Rektori i UT-së sqaron se sipas ligjit
të arsimit të lartë, neni 85, duhet që
doktoraturat të vazhdonin me procedurat
e mëparshme. "Ka dalë një
akt nënligjor që e kapërcen ligjin dhe
që i bllokon doktoraturat në të gjitha
universitetet publike dhe jopublike",
u shpreh ai. Është krijuar një
shqetësim i madh për sa u përket
procedurave dhe kritereve të reja të
dala nga Ministria e Arsimit për ata
që duan të ndjekin studimet për
doktoraturë dhe aq më tepër për ata
që tashmë janë në proces të marrjes
së këtij titulli shkencor. "Ne kemi
pedagogë që janë të interesuar për
të ndjekur studimet doktoraturale,
por që frenohen, duke bërë që ne të
mbetemi pa stafe të kualifikuara",
tha Kule. Ministria e Arsimit ka miratuar
masterat dhe doktoraturat e reja
për vitin akademik 2008-2009. Në
bazë të udhëzimit të ri që është publikuar
nga ky dikaster, programi i studimit
të doktoratës ka në bazë të tij
kërkimin shkencor dhe veprimtarinë
krijuese të pavarur. Po kështu
përfshin edhe 60 kredite për studime
të organizuara. "Për t‘u pranuar
në doktoratë (titulli Dr.) kandidati
duhet të zotërojë diplomë të
nivelit të dytë, diplomë të integruar
të nivelit të dytë apo diplomë tjetër
studimi të fituar jashtë vendit,
ekuivalente me to", kështu thuhet
në udhëzimin e MASH-it.
Doktoratura zgjat tre vjet dhe
kriteret e pranimit në mënyrë të detajuar
do të miratohen nga universitetet
tashmë që ka dalë udhëzimi
i ri i ministrisë. Disa degë me karakter
specifik do të kenë edhe kritere
të veçanta për studimet e doktoraturës.
Sipas udhëzimit, programet
e studimeve specializuese afatgjata
janë profesionalisht të orientuara
dhe ofrojnë njohuri për profesione
specifike në fushat e mjekësisë, stomatologjisë,
veterinarisë, drejtësisë
etj. Me ndryshimin e ligjit të arsimit
të lartë, janë bërë edhe një sërë
ndryshimesh të tjera në mënyrën e
funksionit të universiteteve. Përshtatja
e tyre me Bolonjën e ka komplikuar
gjendjen universitare, pasi
është thuajse e pamundur për to
kalimi nga sistemi i vjetër në të riun,
në kushtet e mungesës së infrastrukturës,
kurrikulës dhe stafeve të
kualifikuara.
studimet e doktoraturës në
vendin tonë nuk do ta marrin
këtë titull. Shkak është bërë një
udhëzim i Ministrisë se Arsimit, i cili
bllokon mbrojtjen e disertacioneve.
Pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë
i kanë dërguar edhe peticion Kryeministrit
Sali Berisha, ku kërkojnë anulimin
e këtij vendimi, që sipas tyre,
ka qëllim bllokues.
Vendimi i MASH urdhëron universitetet
që të mos pranojnë asnjë
disertacion të atyre doktorantëve që
e dorëzojnë pas daljes së udhëzimit.
Ky i fundit daton në mes të muajit
prill. Sipas rektorit të Universitetit të
Tiranës, Dhori Kule, nisur nga ky
udhëzim, ne jemi detyruar të mos
pranojnë asnjë punim të atyre që
mbrojnë doktoraturën aktualisht.
"Nuk janë pak, por afro 500 vetë,
pjesa më e madhe e tyre të angazhuar
si pedagogë, apo në pritje
për t‘u punësuar në universitete",
tha Kule. Ai shtoi se "kryesisht ata
që janë në pritje për t‘i punësuar si
pedagogë janë mjaft të shqetësuar
për këtë vendim të Ministrisë së Arsimit
dhe kërkojnë anulimin e tij".
Rektori i UT-së sqaron se sipas ligjit
të arsimit të lartë, neni 85, duhet që
doktoraturat të vazhdonin me procedurat
e mëparshme. "Ka dalë një
akt nënligjor që e kapërcen ligjin dhe
që i bllokon doktoraturat në të gjitha
universitetet publike dhe jopublike",
u shpreh ai. Është krijuar një
shqetësim i madh për sa u përket
procedurave dhe kritereve të reja të
dala nga Ministria e Arsimit për ata
që duan të ndjekin studimet për
doktoraturë dhe aq më tepër për ata
që tashmë janë në proces të marrjes
së këtij titulli shkencor. "Ne kemi
pedagogë që janë të interesuar për
të ndjekur studimet doktoraturale,
por që frenohen, duke bërë që ne të
mbetemi pa stafe të kualifikuara",
tha Kule. Ministria e Arsimit ka miratuar
masterat dhe doktoraturat e reja
për vitin akademik 2008-2009. Në
bazë të udhëzimit të ri që është publikuar
nga ky dikaster, programi i studimit
të doktoratës ka në bazë të tij
kërkimin shkencor dhe veprimtarinë
krijuese të pavarur. Po kështu
përfshin edhe 60 kredite për studime
të organizuara. "Për t‘u pranuar
në doktoratë (titulli Dr.) kandidati
duhet të zotërojë diplomë të
nivelit të dytë, diplomë të integruar
të nivelit të dytë apo diplomë tjetër
studimi të fituar jashtë vendit,
ekuivalente me to", kështu thuhet
në udhëzimin e MASH-it.
Doktoratura zgjat tre vjet dhe
kriteret e pranimit në mënyrë të detajuar
do të miratohen nga universitetet
tashmë që ka dalë udhëzimi
i ri i ministrisë. Disa degë me karakter
specifik do të kenë edhe kritere
të veçanta për studimet e doktoraturës.
Sipas udhëzimit, programet
e studimeve specializuese afatgjata
janë profesionalisht të orientuara
dhe ofrojnë njohuri për profesione
specifike në fushat e mjekësisë, stomatologjisë,
veterinarisë, drejtësisë
etj. Me ndryshimin e ligjit të arsimit
të lartë, janë bërë edhe një sërë
ndryshimesh të tjera në mënyrën e
funksionit të universiteteve. Përshtatja
e tyre me Bolonjën e ka komplikuar
gjendjen universitare, pasi
është thuajse e pamundur për to
kalimi nga sistemi i vjetër në të riun,
në kushtet e mungesës së infrastrukturës,
kurrikulës dhe stafeve të
kualifikuara.