“Greva”, sot doganat greke 3 orë të bllokuara
TIRANË - Doganierët grekë kanë paralajmëruar se sot do të zhvillojnë një greve tre orëshe në të gjitha pikat doganore të rajonit të Greqisë veriperëndimore, duke ndërprerë punën sipas orës tonë nga 7:00-10:00 të paradites. Për pasojë, në doganat kryesore në kufi me Greqinë, si në Kakavijë, Kapshticë dhe Tre urat, doganierët e palës greke nuk do të kryejnë asnjë veprim. Greva do të përsëritet edhe në datën 22 prill. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton subjektet tregtare dhe qytetarët të marrin në konsideratë këtë fakt dhe të shmangin kalimin e tyre ose të mallrave në dy datat e sipërpërmendura, pasi doganierët grekë nuk do të kryejnë asnjë veprim në datat dhe oraret e sipërpërmendura.
15 Prill 2009