Plagosja e policit në Durrës, arrestohen dy prej autorëve, në kërkim i treti
Vlash Ashiku ndaloi vrasjen e kamerierit, mbetet i plagosur së bashku me shokun. Policia e Durrësit prononcohet mbi incidentin me armë ku u përfshi një polic
Durrës – Policia e Durrësit i ka kryer hetimet në lidhje me ngjarjen që ndodhi dy ditë më parë në një lokal të qytetit bregdetar. Në incident, mbetën të plagosur polici 27-vjeçar Vlash Ashiku dhe bashkëmoshatari i tij, Shehat Muda.
Hetimi
Uniformat blu konfirmuan se shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit bënë të mundur dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e dy personave, që identifikohen si bashkëpunëtorë në krim. Të arrestuarit janë Alban Mançja 24 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në lagjen nr. 17 dhe emigranti 23-vjeçar Amarildo Gjeka, edhe ai me vendbanim në lagjen nr 17 të Durrësit. “Arrestimi i tyre u bë për arsye se në bashkëpunim me 19-vjeçarin nga Durrësi, Armando Lama, pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me pistoletë të riun Ermal Tuka, kamerier në lokalin ‘Golden’ të Aleksandër Hasit”, - konfirmuan burime zyrtare policore. Të njëjtat burime thanë se po vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, i cili është shpallur në kërkim. Mbi të dyshuarit, janë ngritur akuzat e “vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Ngjarja
Një polic dhe një qytetar i thjeshtë, i cili po konsumonte një pije në lokal, kanë mbetur të plagosur pas një grindje që patën nga një person i dehur dhe shokët e tij. Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit të Durrësit, në lokalin me pronar Aleksandër Hasin. Dy personat që kanë mbetur të plagosur janë 27-vjeçari Vlash Ashiku, banues në Peshkopi dhe punonjës policie në komisariatin e këtij qyteti, si edhe 27-vjeçari Shehad Muda, lindur në Peshkopi, banues në Durrës. Hetimet tregojnë mbi ngjarjen se autori, i shoqëruar me disa shokë të tij në gjendje të dehur, është konfliktuar për motive të dobëta me kamerierin e lokalit, Ermal Tuka, duke përdorur fjalë fyese ndaj tij. Më pas, autori është larguar nga lokali për t’u rikthyer përsëri, por këtë herë i armatosur me një pistoletë. Sapo është futur në mjediset e brendshme të lokalit, ai ka mbushur armën dhe e ka drejtuar nga kamerieri, por në atë moment drejt tij ka shkuar polici Ashiku dhe ka ndërhyrë për të ndaluar autorin, por ky i fundit e ka tërhequr këmbëzën e armës dhe si pasojë ka mbetur i plagosur, jo vetëm polici, por edhe shoku i tij me të cilin po pinte. Tashmë, të dy të plagosurit po marrin ndihmën shëndetësore në spitalin rajonal të qytetit dhe figurojnë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, forcat e policisë së Durrësit po punojnë intensivisht për kapjen e autorit të kësaj ngjarje, tashmë të identifikuar, 19-vjeçari A.L.
15 Prill 2009