E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte në kërkim prej 5 muajsh, kapet nga policia



Lezhë – Një operacion i zhvilluar nga policia e Lezhës gjatë ditës së djeshme çoi në kapjen e një personi të shumëkërkuar për një vrasje të mbetur në tentativë ndodhur nëntorin e kaluar. Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se u bë e mundur kapja e 32-vjeçarit Aleks Deda, banues në Lezhë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi për të Gjykata e Rrethit Lezhë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”. Deda akuzohet për veprat penale të “Tentative vrasjeje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi më datë 14 nëntor 2008, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Sajmir Ndojën, ngjarje e ndodhur përballë stadiumit në qytetin e Lezhës. Bëhet fjalë për një përleshje me armë zjarri që kishte ndodhur mes Dedës dhe Ndojës. Ky i fundit, ishte arrestuar pak minuta pas ngjarjes së ndodhur dhe tani që të dy përballen me të njëjtat akuza.

Po pastronte çiften e babait, i shkrepet pa dashje, plagoset

Ersekë – Donte të pastronte çiften e babait, por ka mbetur e plagosur nga një shkrepje e pavetëdijshme e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaduç të Ersekës, kur 18-vjeçarja XH. N., duke pastruar armën e gjahut, e cila ishte në pronësi të babait të saj Fazlli Nure, ajo i është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme dhe e ka lënë të plagosur. Sipas të dhënave, tani e dëmtuara ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës duke marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe rezulton jashtë rrezikut për jetën.

15 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›