E Diel, 1 Nëntor 2026

I dehur vret babain dhe shokun, plagos edhe kushëririn e nënën



Vlorë – Një krim i rëndë tronditi dy ditë më parë qytetin bregdetar të Vlorës. Një 22-vjeçar ka vrarë ne gjendje tw dehur me armë zjarri të atin dhe shokun e tij, ndërsa ka plagosur të ëmën dhe kushëririn.
Ngjarja
Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 23:30 në një banese ne lagjen “Bashkimi” pranë vendhedhjes së mbeturinave. Kur djali i familjes Lula ka mbërritur ne shtëpi në gjendje të dehur së bashku me kushëririn, shokun e ngushtë si dhe të atin. Në banesë kanë filluar debatet e ashpra ku sherri degjeneroi në goditje ndaj njëri-tjetrit. Për një moment Arjon Lula 22 vjeç rrëmben një kallashnikov që e mbante pa leje në banesë dhe qëlloi në drejtim të familjarëve duke lënë të vdekur të atin Musa Lula 50 vjeç dhe shokun e tij Bledar Xhaferraj 28 vjeç. 24 vjeçari plagosi edhe nënën e tij Sofie Lula me një plumb në këmbë si dhe kushëririn, djalin e dajës Jovan Lazaj, po në gjendje të dehur. Mësohet se 24-vjeçari, autori i krimit të rëndë në ato momente ka qenë nën efektet e alkoolit dhe nuk arriti ta kontrollonte dot veten. Autori është prangosur vetëm pak minuta larg vendit te ngjarjes në gjendje të dehur së bashku me armën e krimit.
flet e ëma
Nëna e 24 vjeçarit dënon krimin e kryer nga djali i saj, i cili në gjendje të dehur vrau me kallashnikov të atin, e shokun. Në ngjarje mbetën të plagosur e ëma dhe kushëriri i tij. E tronditur ajo nuk gjen dot fjalët për të shpjeguar veprimin e djalit të saj. Pas një sherri dhe debati të ashpër në oborrin e shtëpisë, në gjendje të dehur Arjon Lula ka tërhequr këmbëzën automatikut duke lënë të vdekur babanë dhe shokun e tij, ndërsa plagosi të ëmën dhe djalin e dajës. “As vetë nuk e di si e kam marrë plumbin në këmbë. Dëgjova krismat. Dola jashtë. Rashë mbi burrin dhe i thashë vritmë dhe mua”, - thotë Sofie Lula, nënë e autorit të vrasjes. E shtrirë në një nga krevatet e spitalit të Vlorës, ku është nën kujdesin e mjekëve gruaja nuk di t’i përgjigjet dhe as të shpjegojë për mediat e interesuara për rrethanat e ngjarjes. “As vetë se di si ia dha atij. Ai e bëri kriminelçe”. Policia arrestoi Arjon Lulën pak minuta pas vrasjes, teksa po tentonte të largohej.

15 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›