E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevë e përgjithshme në Serbi

Greves 5 ditore te mesuesve ne Serbi, i jane bashkuar edhe punonjesit e shendetit publik dhe te policise se shtetit, duke e shnderruar ate ne nje greve te pergjithshme. Anetare te sindikatave kane paraqitur kerkesat e tyre, nder te cilat theksohen rritje me 40% e pagave, marreveshje speciale kolektive, ndryshime ne ligjin per policine e shtetit si dhe pajisje me te mira. Por nderkohe ata kane theksuar se protesta nuk do t?i tejkaloje kufijte ligjore, çka do te thote se nuk do te jete absolutisht e dhunshme. Nder te tjera perveç rritjes se pages baze, punonjesit e sektorit shendetesor ne Serbi kerkojne edhe nje takim urgjent me perfaqesuesit e qeverise ne menyre qe te paraqesin edhe problemet e tyre financiare. Ne Serbi, tashme prej 5 ditesh mesimi ne shkolla eshte pezulluar ndersa spitalet dhe qendrat shendetesore po punojne me staf te kufizuar. Pritet qe neser te bashkohen ne greve edhe punonjesit e transportit publik.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›