Greqi, shqiptaret në krye të trafikut
Shqiptaret qëndrojnë ne krye te listës se emigranteve qe kryejnë trafiqe ne vendin fqinj grek. Lajmi është konfirmuar nga policia greke, e cila ka publikuar raportin e vitit 2010, ku nga 1150 te arrestuarit per trafik te qenieve njerëzore, 363 jane shqiptare. Ndërkohë, gjithnjë sipas raportit, thuhet se shqiptaret kryesojnë edhe listen e emigranteve ilegale ne shtetin helen. Shifrat flasin per mbi 50 mije emigrante ilegale shqiptare qe pasohen nga afganet, pakistanezet, palestinezet, algjerianet, somalezet e irakianet. Si pasoje e numrit te larte te emigranteve ilegale, te cilet vitet e fundit kane hyre kryesisht nga lumi Evro ne kufi me Turqinë, zyrtaret greke e ngritën shqetësimin ne Bruksel. Ne dhjetor te ketij viti ne Greqi mbërriti policia e kufirit, Frontex, e cila është vendosur ne pjesën me te madhe te vijës kufitare greke. Per te frenuar fluksin e emigranteve, qeveria greke njoftoi rrethimin e kufirit me nje gardh me gjemba, mase kjo qe pati kontestime nga organizatat per te drejtat e njeriut.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?12tJeVaS6zU","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}