AKR: Duam presidencën
Partia Aleanca Kosova e Re e Behxhet Pacollit mohon te ketë pasur bisedime te reja me kryetarin e Partisë Demokratike te Kosovës Hashim Thaçin. Sipas nenpresidentes se AKR ?se, deri ne certifikimin e rezultateve te zgjedhjeve nuk do te ketë bisedime për koalicionin e ardhshëm qeveritar. Megjithatë kjo nuk e ndalon këtë parti te shpreh edhe një here hapur ambiciet e saj nëse behet pjese e koalicionit te ri qeveritar. Kërkesa e pare lidhet me postin e presidentit qe sipas AKR ?se duhet ti caktohet liderit te partisë Behxhet Pacollit. Por jo vetëm kaq, Aleanca Kosova e Re kërkon dhe disa hapësira te tjera. Një dite me pare kryeministri ne largim Hashim Thaci u zotua se i ka numrat e duhur për te formuar qeverinë e re, madje ka ndare edhe postet me partneren e ardhshme te koalicionit, megjithëse nuk specifikoi asnjë emër partie. Te hënën pritet te nisin zyrtarisht takimet me krerët e partive te tjera, ndërsa institucionet e vendit do te jene gati përpara 3-vjetorit te pavarësisë se Kosovës me 17 shkurt.
Shpërndaje