E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa heq dorë nga posti i deputetit

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili udhëheq LDK-në, ka vendosur të mos jete ligjvenes ne Parlamentin e ri, por te mbaje postin e kreut te komunes se Prishtines. Edhe pse i kishte hyrë garës në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit për të marrë votat e elektoratit për LDK-në, Mustafa ka vendosur të mos i përfaqësojë qytetarët, të cilët e votuan për postin e deputetit. Gazeta ?Koha Ditore?, qe pasqyron lajmin, thekson se Mustafa ka informuar edhe Kqz-në per vendimin e tij. Nje fakt i tille eshte konfirmuar edhe nga kryetarja e Kqz-së, Valdete Daka. Keshtu, edhe pse ishte politikani me i votuar per Ldk-në, me me shume se 130 mije vota, Mustafa ka vendosur te mbaje postin e kryekomunarit te Prishtines. Ne vend te kreut te LDK-së, ne Kuvend do te futet deputeti i fundit ne listen e pritjes se partise, Sali Asllanaj.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›