E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi unë kryeministër, kam siguruar numrat

Pavarësisht pretendimeve te partive te cilat do te bashkëqeverisin me PDK e Hashim Thaçit, ky i fundit nuk do te heqe dore nga posti i Kryeministrit, por do te beje leshime me dy postet e tjera ate te Presidentit dhe te Kryetarit te Kkuvendit. Thaçi beson se do te jete ne kete detyre edhe per 4 vjet te tjera, pasi ka siguruar numrat e nevojshem per krijimin e koalicionit te ri qeverises. Ai ka pranuar se ka nisur takimet me perfaqesues te partive politike, madje kane ndare edhe postet perkatese. Keto deklarata kryeministri kosovar i beri pas nënshkrimit te programit te asistencës ne vlere prej 63.9 milion eurosh me përfaqësues te Komisionit Evropian. Thaçi pranon se ne qeverinë e ardhshme do te kete emra edhe nga shoqëria civile, por duket se nje gje e tille nuk vlen per Presidentin e ardhshëm te Kosovës. Kryeministri Thaçi nuk kërkoi falje per tërheqjen nga vendimi per rritjen e pagave te buxhetoreve, deri pas miratimit te buxhetit te vitit 2011, por fajësoi partitë e tjera, te cilat sipas tij e zvarriten procesin zgjedhor, duke kërkuar riperseritjen e zgjedhjeve. Te henen pritet te nisin zyrtarisht takimet mes Liderit te PDK-së dhe përfaqësuesve te partive te tjera. Institucionet e Kosovës sipas kryeministrit Hashim Thaçi do te jete gati përpara 17 shkurtit, përvjetorit te trete te pavarësisë se Kosovës.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?DmgkVP19nCw","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›