Shqiptarët e burgosur në Jemen: U kalbëm në burg

Jemi bërë viktima të lojërave politike mes shteteve. Shteti shqiptar nuk duhet të na lërë në harresë". Fjalët vijnë nga një vend i largët siç është Jemeni, ku ndodhen të burgosur tre shqiptarë, jeta e të cilëve duket se është lënë në mëshirë të fatit. Për kapitenin e anijes "EOS", Arif Bakillari, shpresat se ata do të shpallen të pafajshëm janë shumë të pakta.
"I kërkojmë amabsadorit të ndërhyjë, ai na harroi", thotë Bakillari.
Në fakt, aktualisht Shqipëria përfaqësohet nga i ngarkuari me punë Sajmir Bala në Arabinë Saudite dhe Jemen. Një shqetësim edhe më madhor për tre shqiptarët e burgosur në Jemen, është edhe municioni luftarak që ata kanë në anije, pasi ekziston mundësia e një shpërthimi të mundshëm për shkak të temperaturave të larta. Frika për fatin e tre shqiptarëve, ndihet më shumë në zërat dhe fytyrat e të afërmve të tre të burgosurve në Jemen.
E kontaktuar nga "Gazeta Shqiptare", bashkëshortja e Arifit, Liliana Bakillari u kërkon autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë për fatin e tij dhe dy shokëve të tij. "I kërkojmë shtetit shqiptar që të mos i harrojë ata në Jemen, që të mos kalben atje", - shprehet 54-vjeçarja./Indeksonline/