E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipoja nje mije hektar nen uje

Komuna e Velipojes mbetet komuna me siperfaqen me te madhe te tokes se permbytur me afersisht 1000 ha nen uje, megjithatë shtepi te permbytura nuk ka. Pasojat e përmbytjeve kanë qenë më të mëdha në fshatrat Luarze, Baks i Ri dhe Cast ku banorët janë kthyer tashmë por toka që është burimi i të ardhurave të tyre vijon të jetë nën ujë.

Dëmtime përvec banesave dhe pajisjeve të tyre janë shënuar në blegtori edhe pse gjatë ditëve të emergjencës baza ushqimore nuk ka munguar. Problem për Velipojën vazhdon të mbetet furnizimi me ujë të pijshëm pasi ujësjellësi i komunës u dëmtua nga përmbytjet.

Komuna Velipoje tashme ka komunikim me pjesen tjeter te Shkodres pas lirimit të rruges per te gjitha llojet e mjeteve nga Ura e Gjo Lulit.Kjo sherben si ndihme qe banoret e demtuar te sigurojne edhe vete ushqimet dhe sendet e nevojshme të jetesës së përditshme edhe pse ndihmat nga shtabi i emergjencave vazhdojnë të shpërndahen në zonat e prekura nga përmbytja.

Bruna Gjoka                            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›