E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI akuza PS-se Kryetari i kutive tani cimke

Cimka dhe kryecimka,keshtu i ka cilësuar nenkryeatri i Levizjes Socialiste per Integrim Petrit Vasili ish ministrin Prifti dhe kreun e selise roze Edi Rama. Duke i akuzuar te dy per nje moral te ulet ne publikimin e videos ne nje konference te posaçme per shtyp Vasili tha se LSI mbeshtet vendimin e Metes per heqjen dore nga imuniteti.

"Keto cimka tentuan muaj te tere qe me presion te arrinin  nje marreveshje me shantazh cimkash me kryetarin e LSI z.Meta dhe kur humben te gjithe shpresat vollen te pegeren e fundit ate pergjim te neveritshem dhe te manipuluar te pranuar dhe vete nga cimka autor qe dje u perbuz nga te gjithe shqiptaret. LSI pershendet dhe mbeshtet plotesisht vendimin e z.Meta per heqjen dore nga imuniteti dhe besimin te drejtesia qe ai demostroi dhe i fton edhe cimkat te gjatin dhe te shkurtrin te bejne te njejten gje e te lene perrallat pa ze qe u treguan dje shqipatreve duke u perkthyer gjuhen e tyre amtare ne gjuhe cimkash", deklaroi Petrit Vasili, nënkryetari i LSI.

Sipas nënkryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim tashme  jane vete shqiptaret ata qe pane luften parimore te Metes sikundër tha ai per te miren e vendit dhe papajtueshmerine e tij me moralin e cimkave.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›