E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë me çifte, dy të plagosur

Shkodër, 23 shkurt, NOA Dy persona kanë mbetur të plagosur në Krye Bushat të Shkodrës pas një shkëmbimi zjarri më armë gjahu. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Shkodrës, ku konfirmohet se të plagosurit janë Dede Laca, 55 vjeç, banues në fshatin Trush dhe Ernest Rrotani, 40 vjeç banues në Krye Bushat.

Policia nuk bënë të ditura ende arsyet e konfliktit, por sqaron se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07.30, në vendin e quajtur Krye Bushat të Shkodrës, në një rrugë dytësore.

Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, policia e Shkodër bënë të ditur dhe masat paraprake që janë marrë për të zbardhur ngjarjen.

Nga ana jonë është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i dy armeve te zjarrit, çifte, me të cilat mendohet te jete kryer krimi. Si dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave e motivit të ngjarjes, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

m.xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›