Grevistët djegin gazetën 55
Pas djegies së flamurit të NATO-s, që PS e deklaroi si një manipulim të medias, dje protestuesit e PS-së kanë zgjedhur një gazetë për ta djegur në shenjë proteste ndaj kritikave që kjo media ka bërë në adresë të grevës së urisë. Gazeta 55 është djegur dje në mes të sheshit gjatë protestës, ndërkohë që Rama në fjalimet e tij ka akuzuar herë pas here median për shpifje për trasparencën e grevës së urisë. Kjo gazetën ka hedhur dyshime për legjitimitetin e grevës së urisë, e mënyrës se si po mbahen në ccadra grevistët , etj. Televizioni shtetëtor u përball para disa ditësh me një qëndrim radikal nga kreu i PS-së Edi Rama, i cili dha urdhër që kamerat e TVSH-së të mos filmonin në ccadra dhe në protestën e kësaj partie.