E Diel, 1 Nëntor 2026

Instituti i të Përndjekurve kalon në varësi të Drejtësisë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje projektligjin Për disa ndryshime në ligjin Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve në bazë të të cilit ky institut kalon në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas relatores së Komisionit të Ligjeve, Paulina Hoti, funksionimi i institutit pranë ministrit të Drejtësisë do të ndikonte në një bashkërendim më të mirë të punës të tij, në kuadër të integrimit të ish-të përndjekurve politikë në shoqëri, pasi në varësi të ministrit të Drejtësisë funksionon dhe sektori i trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim të ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë. Amendimet e projektligjit parashikojnë që struktura dhe rregullorja e Institutit të Integrimit të të Përndjekurve të miratohen nga ministri i Drejtësisë, i cili emëron dhe shkarkon edhe drejtorin e këtij instituti, ndërsa buxheti, duke filluar nga viti 2011, do të parashikohet si zë i veçantë brenda Ministrisë së Drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›