Grevistet, syte nga Edi Rama per zgjidhje
Deputetet greviste presin qe zgjidhja per problemin e tyre, voten e lire te jepet nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Pas terheqjes se kryeministrit Sali Berisha per te mos u perziere ne kete ceshtje, protestuesit kthyen syte nga kreu i opozites Rama, si e vetmja mundesi per gjetjen e nje zgjidhjeje. Zedhenesi i greves, deputeti Dritan Prifti tha prere dje se Rama duhet te reflektoje e t'i jape nje zgjidhje, ne te kundert pergjegjesia e pasojave, do te rendoje mbi te. "Zgjidhja nuk diskutohet qe do te vije. Por duhet te vije sa me shpejt qe te eliminojme dhe pasjen e ndonje viktime njerezore. Tani e gjithe Shqiperia dhe deputetet brenda, i kane zyre nga Edi Rama. Ai duhet te reflektoje, qe te zgjerojme transparencen ne procesin zgjedhor", tha Prifti. Sipas tij, eshte e domosdoshme qe te zgjerohet demokracia, ne menyre qe shqiptaret te kene mundesi te zhvillojne zgjedhje te lira. "Edi Rama duhet te reagoje urgjent", tha Prifti. Ne kushtet kur nga selia blu nuk ka asnje reagim pozitiv apo ulje ne bisedime per situaten e renduar, dhjete deputetet qe te henen e shkuar hyne ne greve, jane te bindur se vetem kreu socialist, me ndryshimin e tij per te mos bashkepunuar me kryeministrin Sali Berisha, mund te beje dicka per ta. E me Ramen ne krah, qe ndryshe do te perkthehet me votat e deputeteve socialiste kunder, ketyre dispozitave te Kodit Zgjedhor, ata do ta kishin me te lehte qe te plotesonin kerkesat e tyre. "Greva e urise e deputeteve te ngujuar, do te vazhdoje derisa kerkesat e tyre per zgjedhje te lira e te ndershme, e vote te lire, te plotesohen. Zgjidhja ekziston dhe ate duhet ta jape Edi Rama", theksoi Prifti, jashte dyerve te Kuvendit, ku prej tete ditesh jane ngujuar deputetet. Disa dite me pare kryeministri Sali Berisha tha publikisht se paktet per reforma te medha, behen me partine me te madhe te opozites. Kjo sepse, ate ka mandatuar populli. Ne kete menyre, kryeministri shmangu totalisht pergjegjesite dhe dhenien e mundesive apo varianteve per nje zgjidhje te mundshme mbi situaten e renduar te deputeteve greviste. Ne te tilla kushte, i vetmi qe nuk eshte prononcuar eshte kreu socialist Edi Rama. Ndaj deputetet e LSI dhe PDK, te ngujuar prej ditesh ne Kuvend, po e shohin Ramen si mundesine e vetme qe mund t'i jape zgjidhje problemit te tyre. Te pakte kane qene dhe ata deputete te Partise Socialiste qe jane prononcuar mbi greven dhe situaten e kolegeve te tyre. Deputetet e LSI dhe PDK, hyne ne greve, si sot nje jave. Publikisht, kryetari i LSI-se, Ilir Meta deklaroi ne seancen e se henes, se nis greven e urise se bashku me disa kolege te tij, ne mbrojtje te votes se lire.
Rozeta Rapushi
Letra, firmosin 200 intelektuale
Deputetet greviste presin qe autoritetet shqiptare por dhe ato nderkombetare, do te reagojne nga letra qe ata u derguan dy dite me pare. Ne nje leter, qe tashme eshte firmosur nga rreth 200 intelektuale, deputetet e ngujuar kerkojne zgjidhje per problemin e tyre, mbrojtjen e votes se lire dhe zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Letra u eshte derguar krereve te shtetit, te PS-se dhe ambasadoreve te BE dhe OSBE ne vendin tone.
Kushtet e ndryshuara
Deputetet e ngujuar, ndryshuan dy dite me pare kushtet e tyre per te dale nga greva. Si nje shenje per te celur negociatat me forcat e medha politike, deputetet e PDK dhe LSI propozuan qe te depolitizohet perberja e te gjitha komisioneve zgjedhore, ose ne te kundert te gjitha partite politike te perfshihen ne to. Variant ky, i cili nuk ishte dhene me pare nga grevistet. Fillimisht ato kerkonin qe komisionet zgjedhore te kishin ne perberje te gjitha forcat politike ne to.