E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI proteste para parlamentit

Partite ne greve, LSI, PDK dhe PS 91 do te organizojne sot ne oren 16:00 nje proteste masive para dyerve te Parlamentit. Pikerisht nje ore para nisjes se seances plenare, keto forca politike dhe mbeshtetesit e tyre do te zhvillojne nje miting te gjere, ne mbrojtje te votes se lire. Pjesemarres ne tubimin masiv, qe do te zhvillohet nje ore para se te nise seanca plenare, do te jene perfaqesuesit e ketyre forcave politike por edhe mbeshtetesit e tyre nga e gjithe vendi. LSI u shpreh se ka organizuar qe mbeshtetesit e kesaj force politike, por dhe te gjithe qytetaret qe jane ne mbrojtje te votes se tyre, te vijne ne Tirane nga te gjitha rrethet e vendit per te protestuar. Te pranishem do te jene dhe deputetet e tjere te forcave te ndryshme politike apo ato te pavarur qe deri me sot, i kane mbeshtetur deputetet greviste, ne protesten e tyre. Tubimi pritet te sjelle jo pak probleme e shqetesime ne zhvillimin e seances plenare te pasdites. Gjithnje nese do te zhvillohet ne kushte te jashtezakonshme me deputete greviste, e nen protestat e vazhdueshme. Synimi i protestes eshte mos lejimi i zhvillimit te seances, ku pritet te debatohet per Kodin e ri Zgjedhor, miratuar me konsensus nga dy forcat e medha politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›