E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, "presion" nga vendi dhe bota

Jo vetem politika shqiptare por dhe nderkombetaret shprehen shume te shqetesuar mbi situaten e krijuar politike te krijuar ne vend, pas nisjes se greves se dhjete deputeteve. Ambasadori Italian ne vendin tone, Saba D'elia tha dje se eshte e nevojshme qe te krijohet ura e dialogut ne nje situate te tille. Sipas tij, situata te tilla, duhet te zgjidhen me metoda demokratike. Ndersa kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi nepermjet nje letre dorezuar Presidentit Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli e kreut te opozites Edi Rama, sugjeron qe palet te ulen ne bisedime dhe te gjejne zgjidhje per greven e urise dhe mosmarreveshjeve per Kodin Zgjedhor. "Kosova eshte duke kaluar caste vendimtare ne procesin e ndertimit te shtetit te ri dhe ballafaqohet me nje sere veshtiresish te imponuara nga qarqet antishqiptare ne bote. Greva e urise e dhjete deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise dhe sidomos degradimi i gjendjes se tyre shendetesore, zhvendos vemendjen e opinionit shqiptar dhe me gjere, ne problemet brendashqiptare", thekson ne leter Krasniqi. Sipas tij, politika shqiptare duhet te gjeje nje zgjidhje sa me te shpejte per kete problem. Madje ai lut, qe autoritetet te ushtrojne influencen e tyre ne gjetjen e zgjidhjes, qe do t'i jepte fund greves se urise, dhe se bashku te kontribuojne ne avancimin e njohjes se shtetit te Kosoves. Reagimet vijuan dje dhe nga klasa politike shqiptare. Kreu i Partise Social Demokrate, Paskal Milo tha se me kushtet e reja te grevisteve, tashme jane krijuar te gjitha mundesite qe permes nje dialogu dhe ndermjetesimi, te hidhen hapa para ne arritjen e nje kompromisi per Kodin Zgjedhor. "PDS, i ben thirrje dy forcave politike, PD dhe PS, qe te shikojne dhe reflektojne edhe nje here, lidhur me Kodin Zgjedhor, larg interesave te tyre elektorale e partiake, ne favor te interesave te shqiptareve dhe stabilitetit politik te vendit. Te ulemi edhe njehere ne bisedime dhe te shohim me gjakftohtesi se cfare mund te rregullojme", u shpreh Milo. Lidhur me kete ceshtje edhe republikani, Sabri Godo u shpreh se zgjedhja e nje institucioni demokratik per te bere nje proteste te tille, nuk eshte normale. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›