Ilir Meta: Nuk lekundemi deri ne fund
Deputetet greviste jane te vendosur te mos leshojne sallen e Kuvendit, e aq me pak te dalin nga greva edhe pse hyne ne diten e tete te saj. Mbremjen e djeshme, kryetari i LSI-se, Ilir Meta tha prere se qendrimi nuk ndryshon, zhvillohet apo jo seanca dhe akoma me keq nese miratohet Kodi i ri Zgjedhor. "Ne po bejme detyren si parlamentare sepse pluralizmi politik eshte ne shenjestren e dyshes Berisha-Rama. Une do te qendroj dhe i vetem deri ne fund, por me koleget ndajme te njejtin qendrim qe eshte e vetmja zgjidhje, per te parandaluar situaten e rende zgjedhore", u shpreh mbreme Meta. Ai hodhi poshte cdo akuze te bere nga forcat e medha politike PD-PS, se kur ka qene ish-kryeminister ai ka zhvilluar zgjedhje te kontestuara e manipuluara. "Nuk eshte e vertete. Dushkun nuk e bera une e mbi te gjitha, une ne ate kohe nuk kam qene kryeminister dhe kryetar partie ne te njejten kohe" sqaroi Meta. Sipas tij, cdo deklarate qe behet kunder grevisteve eshte vetem nje perpjekje e neveritshme per te terhequr vemendjen nga greva. Kreu i LSI-se theksoi se tashme qytetaret po ndergjegjesohen cdo dite e me shume me situaten dhe problematiken ne te cilen kerkon ta fuse vendin PD-PS. Po keshtu, grevistet kritikuan dhe dy forcat e tjera politike qe nuk ndihen aspak ne kete situate te renduar politike, republikanet dhe socialdemokratet. Ilir Meta tha, se dy partive u leverdis te bashkepunojne me forcat e medha, kunder votes se lire, per interesat e tyre. "Nuk duhet te lejojme qe edhe keto zgjedhje te deshtojne, por t'i japim fund situates abuzive. Une nuk kam asnje pergjegjesi per zgjedhjet kur kam qene kryeminister, sepse nuk jam marre me to", theksoi Meta. Greva do te vijoje sot, dhe deputetet e ngujuar kane lene gati parullat ne mbrojtje te votes se lire. Rozeta Rapushi