E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, shpëton Barcelonën

Nga Express më 20 shkurt 2011 në ora 22:55

Ylli i Argjentinës Lionel Messi përsëri ka qenë shpëtimtar për Barcelonën pasi që ja ka siguruar fitoren për të vazhduar kryesimin me 5 pikë para Real Madrid në sfidën kundër skuadrës baske, Athletico Bilbao.

Në fakt, Barcelona kaloi në avantazh shumë shpejt në këtë sfidë pasi që në minutën e 4 shënoi sulmuesi Villa. Goli u shënua nga një pozitë e dyshimtë jashtë loje.

Baskët u kthyen në lojë përsëri pasi që në minutën 50 u akordua penallti në të mirë të tyre. Veterani Iraola u tregua i pagabueshëm nga penalltia për ta barazuar rezultat në 1-1.

Pas kësaj minute ishin katalunasit ata që dominuan në posedim të topit, por pavarësisht rastëve të krijuara goli erdhi në minutën e 77, ku Messi shënoi për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona vazhdon kryesimin me 65 pikë të fituara, pesë më shumë së Real Madrid që gjendet në pozitën e dytë me 60 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›