E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grillo: Zgjedhja e Napolitanos ''goditje e politizuar''

ROMË- Ish-komediani, Beppe Grillo e cilësoi sot rizgjedhjen e presidentit italian, Giorgio Napolitano si një ''goditje institucionale e politizuar'' e partive tradicionale duke moderuar propozimet e një ditë më parë ku përmendi ''një grusht shteti''.
"Ata janë takuar në orët e para të mëngjesit'', theksoi ai për shtypin duke përmendur takimin mes Napolitanos dhe tre krerëve të partive Silvio Berlusconi, Pier Luigi Bersani dhe Mario Monti, dhe "më pas kanë bërë një goditje institucionale të politizuar'', shtoi ai.

Drejtuesi i Lëvizjes Pesë Yjet (M5S), që kristalizoi votën kundërshtuese, e cilësoi dje si ''grusht shteti'' rizgjedhjen e Napolitanos duke shkaktuar irritim të forcave të tjera politike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›