Siri, SHBA jep 123 milionë dollarë ndihma për rebelët
STAMBOLL- Në përfundim të takimit maratonë në Stamboll, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ministrat e Jashtëm të 11 vendeve perëndimore dhe myslimane, pjesë të grupit ''Miqtë e Sirisë'' kërkuan fillimin e negociatave për një zgjidhje politike të konfliktit, që duhet të startojë me dhënien fund të dhunës së përgjakshme.
Opozita siriane siguroi komunitetin ndërkombëtar se pas mbarimit të konfliktit nuk do të ketë hakmarrje dhe se armët nuk do të përfundojnë në duar të gabuara.
Ndërkohë, përmes sekretarit të Departamenti të Shtetit, John Kerry, SHBA premtoi 123 milionë dollarë ndihma për opozitës siriane.
Sipas medias amerikane, Uashingtoni do të furnizojë rebelët me materiale ushtarake mbrojtëse si xhupa antiplumb dhe syze speciale kundër errësirës.
(d.b/BalkanWeb)