Marrëveshja me Serbinë, Thaçi në Kuvend: Nuk ishte idealja, por më e mira e mundshme
PRISHTINE- Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku Kryeministri Hashim Thaçi tpo raporton para të zgjedhurve të popullit për marrëveshjen e arritur në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Dacic
20:30 Kryeministri Hashim Thaci, teksa po jep sqarimet dhe interpretimet e tij për cdo pikë të marrëveshjes, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë të njëjta kompetenca që ka Asociacioni aktual i Komunave të Kosovës.
“E njëjtë si asociacioni aktual, edhe Asociacioni/Bashkësia do të ketë Kryetarin, Nënkryetarin, Kuvendin... Pra, nuk do të ketë asnjë dallim mes dy asociacioneve”, ka thënë ai.
Thaci: Marreveshja me e mire e mundshme
20:20 Kryeministri Hashim Thaci, në fillim të fjalës së tij, ka thënë se kjo nuk është marrëveshja më ideale, por është më e mira e mundshme.
“Kjo është marrëveshje për paqe mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilës ne do të shtrijmë autoritetin tonë në tërë territorin e shtetin tonë. 14 vite pas luftës ne do t’i japim fund strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë në vendin tonë. Me këtë marrëveshje, Serbia e ka pranuar këtë fakt”, ka thënë Kryeministri.
Ai ka thënë se gjatë tërë procesit të negociatave ka pasur parasysh sakrificat e gjeneratave të tëra, për bërjen e shtetit të Kosovës dhe ka kujtuar dhimbjet që shteti serb ia ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës.
Nis seanca e Kuvendit
20:15 Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që Kryeministri Hashim Thaçi të raportojë para të zgjedhurve të popullit për marrëveshjen e arritur në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Dacic.
Kjo do të jetë një seancë informuese dhe nuk do të ketë ratifikim të marrëveshjes, pasi që siç dihet, në takimin e 19 prillit dy kryeministrat i kanë vënë firmat e tyre në marrëveshje, çka do të thotë se marrëveshja nuk ka ende formë të prerë.
Shumica e grupeve parlamentare, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, pritet t’i japin mbështetje Kryeministrit për marrëveshjen e arritur.
Krasniqi: Sot Kuvendi vetëm jep pëlqim jo ratifikim
Ora 17:20-"Ajo që pritet të bëjë Kuvendi i Kosovës është që të japë pëlqimin për këtë marrëveshje, ka thënë nëpërmjet telefonit për KTV-në, vetë kryeparlamentari Jakup Krasniqi. “Në bazë të kërkesës nuk del që do të ketë ratifikim të marrëveshjes. Mund të jetë si pëlqim, varet nëse këtë e kërkon kryeministri dhe nëse do të ketë mbështetjen e grupeve parlamentare. Për t’u ratifikuar marrëveshja duhet të ketë formën e ligjit. Fjala është për raportim dhe pëlqim”.
Sonte në orën 20:00 kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të raportojë në Kuvend për pajtimin e arritur me Serbinë.
Mirëpo, kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se subjekti i tij do të angazhohet për t’a kundërshtuar në Kuvend marrëveshjen e arritur mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçic, në Bruksel.
Marrëveshja me Serbinë, Thaçi raporton sot në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar zyrtarisht nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që për sot të thirret një seancë e jashtëzakonshme, në të cilën Thaçi “do të raportoj për Marrëveshjen për Normalizim në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është përafruar më 19 prill 2013 në Bruksel”.
Në njoftimin e publikuar në faqen në Internet të Kryeministrisë së Kosovës, thuhet se “Marrëveshja e përafruar nga të dy kryeministrat është në fazën e dhënies së pëlqimit për nënshkrim formal, për çka duhet dhënë pëlqimi paraprak nga përfaqësuesit e të dy vendeve, më së largu ditën e hënë, më 22 prill 2013”. Pritet që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës të filloj në orën 20.
(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Maratona e Beogradit, e pyesin Daçiçin: Kryeministër, a po fle rehat?