E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, vetëhidhet nga kati i katër, vdes 39-vjeçari

Gazeta Shqip

ambulancaDivorci nga bashkëshortja dyshohet se ka qenë shkaku që një 39-vjeçar nga Tepelena i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-t i pallatit ku banonte prej pak kohësh me prindërit. Policia lokale bëri të ditur se Ylli Dyrmishi është hedhur nga kati i 4-t i një pallati duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

I njëjti burim sqaroi se 39-vjeçari ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe se kohët e fundit jetonte me prindërit e moshuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por paraprakisht mendohet se motivi ka qenë gjendja depresive në të cilën ishte futur 39-vjeçari pas ndarjes nga bashkëshortja.

21 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Tepelenë, vetëhidhet nga kati i katër, vdes 39-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›