“Grimshaw Architec” projekti fitues i zgjatimit të Bulevardit

Basha: Do të hapen mijëra vende pune
“Grimshaw Architect” është projekti fitues i Zgjatimit të Bulevardit të Tiranës, cili fitoi kundrejt projektit DAR. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se ky projekt do t’i kthejë Tiranës vlerat e munguara në këto 20 vjet, ndërsa theksoi se i hapet rruga zhvillimit të kryeqytetit për 50 vitet e ardhshme përsa i përket përmirësimit të cilësisë së jetës, hapësirave të gjelbra dhe kryesisht hapjes së mijëra vendeve të punës. “Ky projekt do të na bëjë krenarë për 50 vitet e ardhshme. Ka rëndësi akute, pasi zbatimi i tij do të thotë ndërtimi i një poli të ri ekonomik që do hapë mijëra vende pune, përmirësim i cilësisë së jetës, zonave rekreative, parqeve të gjelbra dhe rizbulim i aseteve të fshehura, Lumit të Tiranës dhe parkut të ri të Paskuqanit, përmirësimin e trafikut, krijimin e hapësirave për zhvillim të qëndrueshëm urban”- theksoi Basha. Ndërsa u shprehu mirënjohjen arkitektëve për projektet kryebashkiaku tha se prej dy muajsh projektet e shpallura janë informuar të gjitha grupet e interesit dhe pas prezantimit tre ditor në galerinë e Arteve u shpall fituesi, i cili sipas Bashës do t’i kthejë Tiranës vlerat e munguara në këto vite.
...