E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevoja për NATO-n

16-05-2012 / Nga Anders Fogh Rasmussen

Shumë vite më parë, mora fëmijët e mi për të vizituar vendin e zbarkimit D-Day në Normandi. Doja që ata të kuptojnë sakrificat që të tjerët kishin bërë, në mënyrë që sot, Evropa dhe Amerika e Veriut mund të mund tё  gëzojnë të mirat e jetës, lirisë dhe tё jenё nё kërkim tё lumturisë. Ne pamë plazhet, emrat e të cilëve jehojnë nëpër histori, Omaha, Utah, Juno. Këto plazhe mbeten një rikujtim se tё gjithë së bashku mund të kapërcejmë çdo kërcënim, pa marrë parasysh madhёsinё e tij. Nuk mund as tё imagjinojmë rrezikun qё i katranosej sё ardhmes, jo vetëm tё Evropës, por tё gjithë botёs, në qoftë se Amerika e Veriut nuk e kishin ndihmuar Evropën në momentin kur kishte mё shumё nevojё. Dhe ne e dimë se këto zbarkime krijuan një lidhje të veçantë midis kontinenteve tona. Kjo lidhje  mbetet jetike për ruajtjen e vlerave dhe sigurisë tonë. Por, pas Luftës së Ftohtë, shumë supozuan se mishërimi i saj institucional, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior - do të venitej sa hap e mbyll sytё. Por nuk ndodhi kështu, sepse lidhja jonë është bazuar jo vetëm në rreziqe të përbashkëta, por edhe në ideale tё përbashkëta. Ajo mund të më zbehet vetëm kur tё zbehet edhe dëshira jonë për liri.
NATO-s nuk i nevojitet asnjë arsye e jashtme për të ekzistuar. Nё Bosnjë dhe Kosovë, NATO ndërhyri për të ndaluar shkeljet, abuzimet masive të tё drejtave të njeriut. Në Libi, ne kemi imponuar  rezolutën e Këshillit të Sigurimit tё Kombeve të Bashkuara, për të mbrojtur civilët. Dhe në Afganistan, ne jemi duke i mohuar një strehë të sigurt ekstremistëve. Aleanca ka evoluar në një organizatë të vërtetë të menaxhimit tё sigurisë, e cila është fleksibël, e aftё edhe me një kosto mjaft efikase. Kërcënimet kanë ndryshuar dhe  janë bёrё globale dhe ne kemi ndryshuar për t’u përballur me to. NATO është duke zhvilluar një aftësi mbrojtëse kundrejt raketave  balistike për të mbrojtur popullsitë evropiane dhe territoret tona kundër një kërcënimi të rëndë dhe në rritje. Në Oqeanin Indian, NATO është duke punuar me Bashkimin Evropian dhe me shumë partnerë të tjerë për tё ruajtur ose patrulluar korsitё e mëdha të detit, tё kërcënuar nga piratët. Edhe në vende të tjera tё botës, ajo kryen detyra të tilla si demontim tё minave, lehtësime nё  fatkeqësi, këshillim pёr vendosjen e forcave ushtarake nën kontrollin demokratik dhe duke punuar ngushtë me Kombet e Bashkuara për të parandaluar dëmtimin e fëmijëve. Përpjekje tё tilla mund tё mos zenё faqet e para tё gazetave, por siguria është si shëndeti, nuk e kupton derisa tё përkeqësohet. Kjo është edhe arsyeja pse ju duhet garancia. Dhe NATO-ja është garantimi më i madh i sigurisë që bota ka sot. Nënshkruar nga 28 anëtarë, ajo ka dhënë përfitime të sigurisë për të gjithë aleatëve, vit pas viti, për më shumë se gjashtë dekada. Këtë fundjave në Çikago, përfaqësues të rreth 60 shteteve anëtare, vende partnere, si edhe organizatat ndërkombëtare do të mblidhen për samitin e radhës të NATO-s, më i madhi në historinë e Aleancës; për të trajtuar e diskutuar disa nga pyetjet më të mëdha tё kohëve tona mbi sigurinë. Bisedimet tona do tё fokusohen  në tri çështje: Tranzicionin mbi përgjegjësinë e plotё tё sigurisë afgane, zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive ushtarake aleate dhe rrjetit  global të  partneritetit tё NATO-s. Së pari, ne do të riafirmojmë përkushtimin tonë për stabilitetin dhe sigurinë afgane... Nё muajt e ardhshëm, roli ynë do të zhvendoset nga luftimet nё trajnimin dhe këshillimin e forcave ushtarake afgane. Dhe, në fund të vitit 2014, afganët do të ketë përgjegjësinë e plotë për sigurinë e tyre. Së dyti, derisa përfshirjes sonë ushtarake në Afganistan po i afrohet fundi, ne duhet të shikojmë përpara dhe të zhvillojmë aftësi të reja për një epokë të re. Në një kohë kur buxhetet e mbrojtjes janë duke u reduktuar në të gjithë Aleancën, kjo kërkon një trajtim tё ri. Duke punuar së bashku për të maksimalizuar pasuritë dhe burimet tona, ne mund të bëjmë më shumë se kemi arritur deri tani. Ky është thelbi i "Mbrojtjes sё zgjuar." Në Çikago, Aleatët do të angazhohen mbi këtë qasje, si një strategji afatgjatë për përmirësimin e aftësive të NATO-s. Së fundmi, partneriteti do të jetё ai qё dominojnë në rendin e ditës, në Çikago. Gjatë 20 viteve të fundit, NATO ka krijuar një rrjet të partneriteteve për sigurinë me shumё vende të botës. Ndryshe nga aleatët, partnerët nuk janë të mbuluar nga neni 5, klauzola  kolektive e Traktatit të Atlantikut Verior te mbrojtjes. Por, kërcënimet transnacionale kërkojë zgjidhje shumëkombëshe dhe partneritetet tona na ndihmojë për të adresuar sfidat aktuale. NATO zakonisht mban konsultime të rregullta me të gjithë partnerët e saj. Aleanca ndihmon partnerët e interesuar me reformën e mbrojtjes. Dhe shumë nga partnerët tanë ofrojnë aftësi dhe ekspertizë tё vlefshme për operacionet tona. Fillova duke vënë në dukje identifikimin e mia personale me lidhjen midis Amerikës së Veriut dhe Evropës. Por kjo lidhje i ka rrënjët edhe mё tё thella se ç’mund tё imagjinoni. Çikago ka qenë prej kohësh një shtëpi për shumё emigrantë evropiane. Djali im jeton në Illinois, jo shumё larg nga Çikago, me gruan dhe dy fëmijët e tij. Nga katër nipërit e mbesat  e mi, dy janë evropianё dhe dy janë Amerikanë. Kur mendoj arsyet pse duhet tё ruhet lidhja jonë transatlantike, pra për gjeneratat e ardhshme, unë nuk mendoj për sigurinë time, por mendoj për ata. Dhe kjo arsye ёshtё mёse e mjaftueshme pёr mua.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›