E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden me njëri-tjetrin, vdes i sëmuri mendor

Ngjarja ka ndodhur rreth ne oret e para te mengjesit të sotëm një dhomë të spitalit psikiatrik të Elbasanit. Një grup pacientësh të sëmurë mendorë janë grindur me njëri tjetrin, ku për pasojë ka gjetur vdekjen nje 45 vjecar 

ELBASAN- Një 45 vjeçar i sëmurë mendor ka gjetur si pasojë e një grindjeje të ndodhur mes pacientësh në spitalin psikiatrikt të qytetit të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm një dhomë të pavionit numër pesë të spitalit psikiatrik “ Sadik Dinci” të Elbasanit. Policia e Elbasanit bën të ditur se një grup pacientësh të sëmurë mendorë janë grindur me njëri tjetrin, ku për pasojë ka gjetur vdekjen 45 vjecari Saimir Kraja, nga Shkodra, i cili kishte pesë vjet që ishte i shtruar në këtë spital.  Ngjarja e rende po hetohet, nderkaq jane marre ne pyetje mjeke dhe infermiere, per te mesuar me shume rreth ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›