Grinden për parkimin, 2 të plagosur
SARANDE – Grinden për parkimin e makinës, plagosen dy persona. Sipas policisë së Sarandës mbrëmjen e së shtunës, në lagjen 4 të qytetit janë konfrontuar mes tyre dy grupe të rinjsh. Shkak është bërë parkimi i mjeteve të tyre. Shtetasit Klerian dhe Stefan Gjinika ishin duke parkuar makinën, në të njëjtën kohë me dy vëllezërit Spartak dhe Stavri Vasili, 24 vjeç dhe 30 vjeç. Për hir të vendit, ata kanë nisur të debatojnë mes tyre, derisa kanë përdorur sende të forta për të goditur njëri-tjetrin fizikisht. Një prej vëllezërve Vasili ka nxjerrë një armë që mbante pa leje, duke qëlluar ndaj dy të rinjve. Plumbi i dalë nga arma nuk i ka prekur vëllezërit, duke u shpëtuar jetën, ndërsa vëllezërit Vasili janë larguar me shpejtësi. Për shkak të plagëve të marra nga mjetet e forta, Gjinikat janë shtruar në spitalin e Sarandës. Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Vasili. sh.d