Vodhën tubat e ujësjellësit,arrestohen
KORçE - Vjedhin tubacionet e ujësjellësit te qytetit të Korçës, por bien në prangat e policisë dy autorët. Dy banorë të qytetit u arrestuan në flagrancë, pasi u identifikuan si autorët e vjedhjes. Policia bëri të ditur se ka vënë në pranga 29-vjeçarin Bledar Vinçani dhe 46-vjeçarin Arben Dëllinja, që të dy banues në lagjen 8 të qytetit të Korçës për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. Sipas policisë, të dy këta persona janë kapur në flagrancë duke vjedhur tubacionet e ujësjellësit të qytetit. Ata janë kapur në vendin e quajtur “Ura e Turanit”, pranë fshatit Turan, rreth 2 kilometra larg qytetit. Policia tha se dy banorët e Korçës tentuan të vjedhin rreth 7 metra tub uji metalik të ujësjellësit. Pas sigurimit të saj, autorët mund ta shfrytëzonin për shitje me qëllim përfitimi. g.a