Plagosi njerkun, pranga 23-vjecarit
Elbasan- Policia e Elbasanit arrestoi oret e vona te mbremjes se djeshme 23-vjecarin e dyshuar per plagosjen e njerkut pasi i refuzoi kthimin ne shtepi. Arben Harka, eshte kapur rreth ores 21:00 ne nje shtepi te fshatit Shushice te ketij rrethi, qe i perkiste nje te afermi te tij. I riu qelloi me arme mbremjen e se shtunes njerkun Artur Bajrami, 44 vjec. Policia organizoi kontrolle ne shtepine e autorit, ne rrethin shoqeror dhe miqesor, ku dyshohej se ai qendronte i fshehur. Megjithate 23 vjecari eshte zhdukur pa lene gjurme pas krimit deri dje ne mbremje. Kurse i plagosuri eshte derguar per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, per nje sherbim me te specializuar. Si pasoje e goditjes me arme zjarri, ai pesoi nje plage ne pjesen e qafes. Nderkohe zbulohen edhe te dhenat e para lidhur me shkaqet e atentatit. Burime policore u shprehen se Artur Bajrami ishte martuar me nenen e Arben Harkes. Autori i ka kerkuar njerkut qe ta marre ne shtepine e tij, por ai e ka refuzuar disa here. Pas marrjes se pergjigjes negative 23 vjecari ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar ne drejtim te njerkut. Deshmitare okulare pohuan se krisma ishte e mbytur, duke lene te dyshohet se mund te jete perdorur nje pistolete me silenciator.
F.Salliu
F.Salliu