Grindja per pronen, plagoset 33-vjecari
BERAT- Nje grindje per shkaqe pronesie ka perfunduar me plagosjen e nje 33-vjecari, nderkohe qe policia eshte vene ne kerkim te autorit. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mjeshove, te komunes Sinje, Berat, paraditen e djeshme. Grindja e hershme per shkaqe pronesie midis dy bashkefshatareve, ka shkuar deri ne perdorimin e armeve te zjarrit, ku si pasoje ka ngelur i plagosur Hysni Sina, nderkohe qe autori ende nuk eshte identifikuar nga policia. Burime te Komisariatit te Policise Berat, bejne me dije se paraditen e sotme jane marre te dhenat per nje konflikt mes pjesetareve te fisit Sina. Ekspertet e policise kane udhetuar menjehere drejt fshatit te larget, ku nga hetimet e para eshte mesuar se 33 vjecari Sina kish ngelur i plagosur me arme zjarri si pasoje e nje konflikti per shkaqe pronesie. Sipas burimeve te policise Sina ishte grindur dje me disa te aferm te fisit, per shkak te nje prone, per te cilen pjesetaret e tjeter pretendonin se u perkiste. Pas debateve te nisura me pare konflikti ka arritur deri ne perdorimin e forces dhe armeve ku si pasoje ka ngelur i plagosur 33-vjecari. Ky i fundit eshte qelluar me arme zjarri, tip "Kallashnikov", dhe ka mberritur per ndihme mjekesore ne spitalin e Beratit. Aty ka marre ndihmen e pare ndihmen e mjekesore per plagosjen ne kemben e majte dhe sipas mjekeve ndodhet jashte rrezikut per jeten. Uniformat blu kane shoqeruar menjehere ne Komisariat vellezerit Pajtim e Gentian Sino, si dhe babane e tyre Sefet, te cilet jane pyetur rreth ngjarjes.
E. Hazizolli
E. Hazizolli