Mediu: Pronat, jo me vonesa
Republikanet nuk lekunden nga qendrimi i tyre, se pronat duhet tu kthehen sa me shpejt pronareve te ligjshem dhe reforma te realizohet. Pavaresisht perplasjeve te fundit me pronaret, kreu republikan, Mediu tha dje ne Asamble, se nuk duhet te vonohet me procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave. "Agjencia Kombetare e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, duhet te marre autoritet te drejtperdrejte mbi te gjitha pronat ne Shqiperi dhe ne menyre te vecante, atyre qe administrohen nga institucionet shteterore, qe te mos grabiten apo te lihen ne meshire te fatit", tha Mediu.