Vdes ne aksident 30-vjecari
Peqin - Nje 30 vjecar ka humbur jeten si pasoje e nje aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 04:50 ne aksin rrugor Peqin-Rrogozhine ne fshatin Karine. Automjeti tip "Volksvagen" me targe DR 4167 E i drejtuar nga shtetasi M. T. 30 vjec lindur ne Gramsh e banues ne lagjen 15, Spitall Durres, ka dale nga rruga dhe ka pesuar disa rrokullisje. Drejtuesi i automjetit ka gjetur vdekjen e menjehershme pa pasur asnje mundesi te marre ndihmen mjekesore. Ne vendngjarje kane shkuar policia dhe nje grup hetimor. Nga te dhenat paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia tej normave te lejuara dhe humbja e kontrollit te automjetit nga 30-vjecari. F. S