Maskat lidhin kryefamiljarin dhe marrin 10 mije euro
Redinalda Caushaj
Tirane- Kater persona te maskuar kane grabitur nje familje ne periferi te kryeqytetit, duke vjedhur shumen prej 10 mije eurosh. Agresoret mesohet se kane marre me force kryefamiljarin, te cilin e kane lidhur ne banesen e tij. Pervec kesaj agresoret kane mbajtur peng nen kercenimin e armeve, pjesetaret e tjere te kesaj familjeje, deri sa iu kane marre parate qe kishin. Burime nga Policia e Tiranes bene me dije se ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem ne fshatin Laknas, prane Kamzes. Ngjarja eshte zhvilluar per pak minuta, deri ne momentin kur grabitesit jane larguar me shpejtesi.
Grabitja
Kater persona te maskuar dhe te armatosur, kane arritur te hyjne ne banesen e Isuf Matranxhit, 45vjec dhe me pas i kane marre nje shume parash. Ky i fundit ka ndjere se disa persona i kane hyre ne shtepi, por nuk ka mundur t'u beje balle, pasi eshte kapur prej tyre dhe eshte lidhur ne nje karrige ne ambientet e baneses se tij. Kater personat e maskuar kane hyre ne dhomen tjeter dhe kane mbajtur nen kercenimin e armeve kane mbajtur peng, pjesen tjeter te familjes me origjine nga Kukesi, por me banim ne Laknas prej vitesh. Mesohet se agresoret i kane vene armen ne koke kryefamiljarit, duke i kerkuar qe te tregonte se ku ndodheshin leket. Pasi kane arritur te marrin shumen prej 10 mije eurosh, qe familja Matranxhi kishte ne banese, kater agresoret jane larguar ne drejtim te paditur, duke lene te lire familjaret.
Denoncimi
Menjehere pas ngjarjes 45-vjecari eshte paraqitur ne Komisariatin numer 5, ku edhe ka depozituar nje kallezim penal, per grabitjen e bere ne shtepine e tij. Nga ana e policise jane ngritur disa grupe postblloqesh, te cilet kane nisur verifikimin e automjeteve, ndersa po punohet edhe per identifikimin e agresoreve. Burimet shtuan se agresoret kane pasur dijeni qe familja Matranxhi, posedonte nje shume te majme te hollash ne banese. Madje keta te fundit dyshohet ta kene studiuar 45 vjecarin, per disa dite me radhe.