Arme dhe municione, dy ne pranga
BERAT- Zbulohet nje arsenal armesh dhe municionesh ne nje fshat te Beratit. Pas ngjarjes se ndodhur ne Sinje, policia ka ushtruar kontrolle te shumta, nderkohe qe ne dy banesa ne fshatin Malinat, te komunes Velabisht jane zbuluar nje sasi municionesh luftarake dhe nje arme gjahu pa leje. Burime te Komisariatit te Policise Berat, kane bere me dije se, municioni dhe arma jane gjetur te fshehura ne banesat e Aleksander Pallarit 18 vjec dhe Hektor Thuqit 47 vjec. Sipas policise ne banesen e 18-vjecarit Pallari, u gjenden dhe sekuestruan ne cilesine e provave materiale nje arme gjahu, cifte dhe 45 cope fisheke pistolete. Ndersa ne banesen e 47-vjecarit Thuqi, u zbuluan dhe sekuestruan 680 fisheke automatiku model 56, 1440 cope fisheke pistolete "TT", nje granate ofensive dhe nje ndezes. Pas kesaj, te dy personat jane shoqeruar per ne dhomat e paraburgimit dhe u eshte bere dokumentimi dhe sekuestrimi i sasise se municionit luftarak. Ata do te vihen ne akuzen e "mbajtjes pa leje te armeve dhe municionit luftarak". Dosja me materialet i ka kaluar Prokurorise se Beratit.
E. Hazizolli
E. Hazizolli