E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindja për të dashurën, plagoset 35-vjeçari

Policia arreston adoleshentin Jetmir Koço për plagosjen e Gramoz Leçkajt

TIRANË- Dyshonte se i ngacmonte të dashurën, hakmerret duke e goditur me thikë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Kamëz të Tiranës, kur Jetmir Koço, 16-vjeç ka goditurme thikë 35-vjeçarin Gramoz Leçkaj, duke e lënë të plagosur rëndë. Për ngjarjen u lajmërua policia, e cila mbërriti menjëherë për të zbuluar autorin dhe motivin e plagosjes. Pas hetimeve policia mundi të identifikonte autorin i cili dyshohet të jetë 16-vjeçari Jetmir Koço i cili menjëherë pas ngjarjes tentoi të largohej për t’u shpëtuar prangave, por u kap nga efektivat blu vetëm pak orë më pas. Ndërkohë, i dëmtuari u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta mes adoleshentit dhe 35-vjeçarit. Adoleshenti dyshonte se ky i fundit i ngacmonte të dashurën. Kjo gjë kishte ndodhur disa herë dhe Koço ka mësuar për fjalët që Leçkaj i drejtonte të dashurës së tij. Ngacmimet e 35-vjeçarit kanë irrituar adoleshentin, i cili mbrëmjen e së dielës ka marrë një thikë dhe ka goditur disa herëatë duke e lënë të plagosur rëndë. Burime nga policia thanë se motivi i ngjarjes është mësuar nga vetë adoleshenti i cili ka rrëfyer se Leçkaj e kishte ofenduar dhe e kishte prekur në sedër, ndaj dhe e plagosi. Ndaj tij u mor masa e arrestit për veprën penale të “vrasjes e mbetur në tentativë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›